Kur Juanita Marín u bë 18 vjeçe, ajo vendosi të studionte ekonomi jashtë Kolumbisë së saj të lindjes dhe i kishte drejtuar sytë kah Evropa.
Ajo kishte kaluar një verë në Gjermani dhe donte të kthehej.
Megjithatë, ajo gjeti Universitetin e Tilburgut në Holandë, i cili ofronte programe të mira tërësisht në anglisht dhe një renditje të lartë në ekonomi.
Ky kombinim e ndihmoi atë të vendoste.
Vendi e mirëpriti atë së bashku me mijëra studentë të tjerë ndërkombëtarë – 115,000 vetëm në vitin 2022 – që përbënin 35% të totalit të studentëve, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.
Dhe ky numër ka qenë në rritje gjatë dekadës së fundit, por tani qeveria holandeze po përpiqet ta frenojë atë.
Ministri holandez i Arsimit, Robbert Dijkgraaf ka plane të kufizojë përqindjen e mësimeve në gjuhë të huaja.
Qëllimi është të zvogëlohet sasia e përmbajtjes angleze.
Ky kufi vjen pasi universiteteve iu kërkua dhjetorin e kaluar të ndalonin rekrutimin aktiv të studentëve të huaj.
Ministri e arsyetoi vendimin duke u shprehur se ndërkombëtarizimi çon në mbingarkesë të stafit pedagogjik dhe mungesë akomodimi për studentët.
Ai pohoi gjithashtu se rritja e numrit të kurseve të mësuara në holandisht do të inkurajonte studentët e huaj që të mësojnë gjuhën dhe të qëndrojnë aty.
Por për Marín kjo nuk është ashtu: “Nëse do të më duhej të studioja në holandisht, nuk do të kisha zgjedhur Holandën. Kam studiuar frëngjisht në shkollë, kështu që opsionet e mia do të ishin Belgjika ose Franca”, thotë ajo për Euronews, përcjell Telegrafi.
Së paku deri më tani dihet pak për planin, por universitetet kanë ndjekur atë që është paraqitur nga ministri Dijkgraaf.
Sipas Nuffic, organizata holandeze për ndërkombëtarizimin në arsim, Holanda ka 28% të diplomave Bachelor dhe 77% të diplomave Master në anglisht.
Dhe pas kësaj kanë ardhur reagime me universitetin Eindhoven që nuk ka qenë i vetmi që ka ngritur zërin – pasi propozimi është kritikuar shumë.
“Kjo politikë do të jetë shumë e dëmshme për ekonominë holandeze. Do të ndikojë negativisht në inovacionin dhe rritjen. Meqenëse holandezët kanë theksuar gjithmonë rëndësinë e mbajtjes së një ‘ekonomie të njohurive’, e shoh atë të kërcënuar me largimin e talenteve”, thotë David Schindler, profesor i asociuar i ekonomisë në Universitetin e Tilburgut.
“Nuk ka dyshim se studentët ndërkombëtarë paguajnë më shumë se sa kushtojnë. Ata përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të të gjithë studentëve dhe ‘mbajnë dritat ndezur’ në shumë universitete. Pa to, disiplina të tëra do të tkurren në mënyrë drastike dhe potencialisht madje do të mbyllen ndërsa financimi do të largohet”, shton ai.
Sipas studimit të fundit nga Byroja Holandeze për Analizën e Politikave Ekonomike, ndërkombëtarët kontribuojnë deri në 17,000 € për studentët evropianë dhe 96,300 € për studentët jo-evropianë.
Megjithatë, plani është që studentët ndërkombëtarë të mësojnë holandisht në mënyrë që të mund të qëndrojnë dhe të punojnë në vend.
Por “ka shumë nervozizëm për atë që këto masa përfshijnë në detaje. Për ne është një problem i madh sepse për kurse specifike, në inteligjencën artificiale ose inxhinieri elektrike, nuk gjejmë mjaftueshëm profesorë që mund të japin mësim në holandisht”, ka thënë për Euronews Robert-Jan Smits, president i bordit ekzekutiv në Universitetin e Teknologjisë Eindhoven.
E Smits vlerëson se, pavarësisht se mëson vetëm në anglisht, universiteti i tij arrin të ruajë talentin.
“Mund të pretendojmë se 65% e të diplomuarve tanë të huaj qëndrojnë në rajon për punën e tyre të parë. Pra, kjo bie ndesh me idenë e ministrit që kur të gjithë të jenë të detyruar të mësojnë holandisht, mundësia për t’i mbajtur në Holandë do të rritet. Talentët e huaj thjesht nuk do të vijnë për të punuar dhe studiuar në universitetet holandeze nëse ka kërkesa gjuhësore. Pse të shqetësoheni nëse mund të shkoni diku tjetër”, thotë ai.
Dhe ai vë në dyshim nëse masa shkon përtej problemeve të akomodimit dhe mbingarkesës profesionale.
“Ka një debat të madh në parlament për fluksin e emigrantëve. Në të gjithë Evropën po shfaqet një lëvizje nacionaliste. Edhe në sistemin akademik kanë filluar të bëhen debate”, thotë Smits.
“Partitë populiste kanë filluar të bëjnë pyetje se pse do të financojmë arsimin e të huajve, më mirë t’i përdorim paratë për njerëzit tanë. Është një trend shqetësues dhe më vjen shumë keq që po ndikon në sistemin akademik”, shton ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-96-780x439.jpg)
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron
![Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-94-780x439.jpg)
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve
![Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-97-780x439.jpg)
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit
![I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-95-780x439.jpg)
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s
![Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-86-780x439.jpg)
Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht