Gjykata Speciale në Hagë, sot ka njoftuar se ka vendosur të lirojë Hysni Gucatin me kushte të përcaktuara. Ky vendim është marrë nga kryetarja e Dhomave të Specializuara, gjyqtarja Ekaterina Trendafilova, ku Gucati do të lirohet më 18 tetor 2023. Gjykata urdhëron ish-kreun e OVL- UÇK-së të respektojë me kujdes kushtet e parashtruara në vendim.
Gjykata Speciale në Hagë, po ashtu ka njoftuar sot lidhur me vendimin për lirim të përkohshëm për Nasim Haradinajn. Në lidhje me këtë çështje, sipas vendimit, Haradinaj është evidentuar se nuk e ka respektuar në mënyrë të plotë kornizën rregullative të qendrës së paraburgimit në tre raste të ndryshme. Kjo situatë, sipas vendimit, ka ngritur dyshime në lidhje me nivelin e rehabilitimit të tij dhe lirimi i përkohshëm i tij nuk është aprovuar.
Neni 51(2) i Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë, në lidhje me nenet 3(1) dhe 10 të Udhëzimeve praktike, i jep kryetares së Dhomave të Specializuara, përkatësisht gjyqtares Ekaterina Trendafilova, kompetencën për të ndryshuar ose modifikuar dënimin e një personi të dënuar.
Kjo mund të ndodhë pasi ky person ka vuajtur dy të tretat e dënimit të tij dhe në rast se kryetarja konstaton se ulja e dënimit aktual nuk është e përshtatshme.
Me qëllim të këtij vendimi, Trendafilova ka kompetencën të ndryshojë dënimin, duke urdhëruar lirimin e personit të dënuar në kushte specifike. Kushtet e përcaktuara vlejnë gjatë periudhës së dënimit të caktuar për personin e dënuar ose gjatë një date të caktuar më herët.
Në vend të kësaj, në përputhje me vendimin, është vërejtur se ka disa faktorë që favorizojnë ndryshimin e dënimit të Haradinajt me lirim, megjithëse të kushtëzuar.
Bazuar në elementet e mësipërme, sipas vendimit, është vlerësuar se Haradinaj ka pasur mundësinë për të reflektuar mbi veprimet e tij gjatë kohës që ka vuajtur mbi dy të tretat e dënimit dhe ka konstatuar se qëndrimi i tij ka ndryshuar me kalimin e kohës.
Në analizën e përgjithshme, Trendafilova konsideron se shprehjet e keqardhjes të Haradinajt gjatë seancës dëgjimore dhe angazhimi i tij për të përmbushur të gjitha kushtet e caktuara për lirimin e tij janë të ndershme dhe të sinqerta. Haradinaj më tej kishte konfirmuar se do të përmbushë çdo kusht të vendosur për lirimin e tij.
Sipas vendimit, Trendafilova, pasi ka shqyrtuar me kujdes tërësinë e informacionit para saj dhe ka marrë parasysh pikëpamjet e gjyqtarëve dhe interesat e drejtësisë, arrin në përfundimin se zbutja e dënimit nuk është zgjidhja e përshtatshme.
Andaj edhe lirimi i menjëhershëm i Haradinajt, madje edhe me kushte, nuk është i përshtatshëm në këtë moment, duke pasur parasysh mungesën evidente të respektimit të rregullave dhe rregulloreve, ashtu siç tregohet në dokumentacionin disiplinor në njësinë e paraburgimit.
Raporti nga njësia e paraburgimit të DHSK-së vë në dukje faktin se Haradinaj ka pasur më herët konflikte disiplinore.
Sipas vendimit, Haradinaj është njoftuar në tre raste të ndryshme dhe është ndëshkuar me një paralajmërim me shkrim ndërsa ishte në paraburgim. Njoftimi i parë u bë më 30 nëntor 2020, pasi u zbulua se Haradinaj ka shkelur qëllimisht nenin 4(1) të Udhëzimit Praktik për Komunikimin në Media, duke dhënë një deklaratë për një medium përmes bashkëshortes së tij pa kërkuar miratim për këtë akt.
Më 22 mars 2022, Haradinaj e ka përsëritur të njëjtën shkelje, duke marrë pjesë në një intervistë televizive pa kërkuar miratimin paraprak nga Sekretari. Për këtë shkelje, Haradinaj është ndëshkuar me një paralajmërim me shkrim.
Më 7 shkurt dhe më 15 mars 2023, Haradinaj është paralajmëruar edhe për dy shkelje të tjera të rregullave dhe rregulloreve të qendrës së paraburgimit. Raporti i qendrës së paraburgimit konstaton se Haradinaj “nuk ka treguar prirje për të respektuar rregullat”.
Në bazë të vendimit, zbutja e dënimit të Haradinajt nuk është e përshtatshme dhe për këtë arsye nuk është miratuar.
Versionin publik të këtij vendimi, mund ta gjeni KËTU.
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 në Prishtinë.
Krerët e OVL-UÇK-së Gucati dhe Haradinaj më 18 maj 2022, u dënuan me nga 4 vjet e tre muaj burgim dhe 100 euro gjobë.
Ata u gjetën fajtor se mes datave 7 dhe 25 shtator 2020, shpërndanë pa autorizim informacione konfidenciale dhe jopublike lidhur me hetimet e Task Forcës Hetimore Speciale (‘TFHS’) dhe ZPS-së, raporton Kallxo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje