E keni përjetuar ndonjëherë si ndjesi, atë sikletin tipik të rikontaktit me një mik/e të vjetër që ka shumë muaj apo kohë që ka dalë nga jeta juaj, me të cilin/ën takoheni rrallë, flisni pak në telefon etj. Me pak fjalë, ju duket sikur po tentoni të rivendosni urat e komunikimit me një huaj!
Të gjithë kanë miq të vjetër që janë zhdukur, miq që lëvizin ose thjesht largohen. Dhe herë pas here, ne të gjithë mendojmë të afrohemi. Por rikthimi në kontakt me një mik të vjetër nuk është gjithmonë i lehtë. Në fakt, siç rezulton, shumë prej nesh në mënyrë aktive i shmangen kontaktit me miqtë e vjetër.
Një studim i ri, i kryer nga Lara Aknin dhe Gillian Sandstrom, studiues nga “Simon Fraser University” dhe “University of Sussex”, të dy studiuesit panë arsyet psikologjike se pse njerëzit shpesh hezitojnë të kontaktojnë miqtë e vjetër.
“Ne jetojmë në një kohë kur njerëzit janë gjithnjë e më shumë të shkëputur dhe kanë më pak miq të ngushtë se sa kanë qenë në vitet e kaluara,” shpjegoi Sandstrom për “Psychology Post”.
“Kjo ndodh edhe për shkak të numrit të madh të mënyrave të komunikimit në kohët moderne, telefon, mesazhe, pajisje elektronike etj. Studimi zbuloi se duhen më shumë se 200 orë kontakte për ta kthyer një njohje të re në një mik/r të ngushtë, ndërkohë që nuk janë të qarta arsyet pse njerëzit e kanë vështirë të rilidhen me miqtë e vjetër,” thanë studiuesit.
Njerëzit janë gjithnjë e më shumë të shkëputur
Studiuesit kryen një sërë studimesh dhe zbuluan se ndonëse 90% e njerëzve kishin humbur kontaktet me një mik/e për të cilin ende kishin interes, ata shpesh shmangnin kontaktin për shkak të frikës së refuzimit, sikletit dhe ndjenjës së fajit për mosmbajtjen e kontakteve. Ky studim zbuloi se njerëzit e kanë më të lehtë të flasin me një të huaj se të riflasim me miqtë e vjetër.
Refuzimi mund të jetë një pjesë e përvojës sonë njerëzore
Në fund të fundit, kur kalon një kohë e gjatë, ju mund të keni ndryshuar, lidhja e vjetër mund të mos jetë më e fortë dhe e njëjtë si dikur, ka shumë faktorë që ndikojnë në këtë hezitim. E gjithë kjo mund të sjellë ankth dhe frikë nga përgjigja, ose mungesa e saj.
Si të hidhni hapin e parë dhe të kontaktoni një mik të vjetër
Jini të qartë dhe të sinqertë në komunikimin tuaj. Tregoni faktet, pastaj opinionet tuaja, duke përfunduar me idenë e kërkesës së asaj që doni. Jini të vetëdijshëm se si të arrini gjërat që doni, qoftë edhe kur bëhet fjalë për miqësi përmes metodës më të mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Rregullat e Bontonit të cilat të gjithë njerëzit duhet t’i dinë

Qentë e nuhasin gënjeshtarin
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit