Nga: Tafil Boletini (Kujtime I)
Aty kah viti 1800, Gashi i Rekës së Gjakovës së bashku me Gashin e Malsisë së Gjakovës. e kanë sulmue Isniqin dhe djegë në fund e në krye
Simbas tregimit të pleqve, djemnia e Isniqit i bie në qafë shpisë së Çekut të Prapaqanit, shpij e madhe e pasanike, njitun me Isniq. Ndonse shpij e madhe e pasanike, ajo s’kishte mundësi me e përballue Isniqin e me u hakmarrë, se ishte katund i madh, por edhe ma s’mundte me durue.
Tue ditë se Deçani e Cëmobregu, për ujë të Bistncës që i ndan këto dy katunde me Isniqin, vazhdimisht janë kenë në konflikt me të, ajo shtëpi ia nep 50 lira parisë së Gashit të Rekës e 50 të tjera parisë së Gashit të Malsisë, për me e ndihmue kundër Isniqit. Atëherë, paria e dy vendeve bashkohen dhe me pretekst se Isniqi po na i ngacmon dy katundet, Deçan e Cëmobreg, që i kemi fis, e duhet t’iu shkojmë në ndihmë, qesin kushtnmin nëpër fis. Dhe, e sulmojnë Isniqin. Këta kishin ba disa hendeqe rreth katundit, e ishin mbyllë nëpër shpija për t’u mprojtë. Gra e fëmijë i qesin jashtë katundi. Lufta fillon në agim e zgjat deri në mbramje. Shpijat në atë kohë me dru e të mbulueme me kashtë, digjen krejt. Tek ka ngelë pa djegë shpija e Daut Sofës që ishte kenë prej guri.
Ka qenë, edhe sod asht zakon, që kur luftojnë dy fise, katunde, ose shpija, fisi ose katundi tjetër bjen ndermjet për me i nda. Me këtë rast, banorët e katundit Strellcë, fis Krasniqe, që asht njit me Isniq, grumbullohen në zall dhe shiqojn si po digjet flakë katundi dhe si po luftohet. Nji grue e Isniqit, me dy djem për dore, ndërkohë po largohet пga luftimi për në Strellcë ku e kishte gjininë i ati i saj. Arif Povata, Kur e sheh i thotë: “E … bijë a mbaroi Isniqi a”? E bija i gjegjet: “Jo, babë, sa t’i kemi nji këta që i kam për dore dhe këta që i kam këtu (dhe prek barkun), Isniqi nuk mbaron”.
Atëherë, Arif Povata, që nuk ndërhynte derisa Isniqi të shkatrrohet mirë, i rënduem nga e bija, zbraz koburet dhe thërret: “Ndalo pushkën Gash e Shalë, se Krasniqja ka ra ndërmjet”. Me tamam lufta pritet sipas zakonit. Mirëpo Isniqi u ba hi e pluhun, saqë trojet i kanë nda me litar për me i ngreh shpijat e reja. Ende kur mahiten Gashi me Isniq, të parët ju thonë të dytëve: “Pa rrini mirë, e dini që ju kemi kemi nda trojet me komop”.
Kur pritet lufta, gashjanët tërhiqen Bistrive te Verret e Llukës. Fillon pleqnia. “Na i dogjëm, po ata na vranë, këtu e mbrapa si po ngelim”? Ma në fund vendoset. Shtien do gurë në thes, i hedhin në lumë dhe deklarojnë. “Dëgjoni Gash e Shalë, u ba çka u ba, i dogjëm, na vranë, kjo shkoi kokë për kokë, si këta gurë që u hodhën në lumë. Kushdo që këtu e mrapa për këtë ngjarje ban ndonji hakmarrje bie në gjak për shpi të vet, me fis e s’ka lidhje”. Puna përfundoi me djegien e një katundi dhe vrasjen e disa vetëve. E përse? Për nga 50 lira qe muerrën disa horra nga paria. Çeku i Prapaqanit e çfryni mllanin, ia shkoi kujin Isniqit, sa ende përflitet: “Ta shkoi kujin dhe Prapaqani”
Veç të tjerave e thotë kanga:
“Na u vra maçorri i Kamber Kukës
shkoi gjak përgjak me mand batushas”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

“Në dekë të shoqit tim” - një poezi rrethane

Thënie nga Gjergj Fishta: Më dhemb kryet nga njato parla-parla të parlamentarëve - dokrra pa kokrra!

Ç’është socializmi?

DY VAJZAT E MIA
Vepra e Banksyt tërheq vizitorësh në muzeun gjerman

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët