Këtë lumturi e sjell një gardërobë e bardhë…
Joga e vetëdijes quhet jogë kundalini dhe u ndihmon njerëzve t’i kapërcejnë kufijtë e tyre.
Kundalini është një term i sanskrites për energjinë që shtrihet në formën e një gjarpri përgjatë shtyllës kurrizore, dhe kjo energji është ajo që shkaktohet gjatë praktikimit të këtij lloji të jogës, transmeton Telegrafi.
Në praktikën kundalini, e bardha vishet sepse konsiderohet se reflekton dritën, të cilën ne e thithim vetë.
Mos harroni se energjia jonë, si dhe veshjet tona, lëshojnë një vibracion të caktuar të cilin më pas ia dërgojmë universit.
Qëllimi është të normalizojmë rrjedhat e energjisë përmes një kombinimi të asanave dinamike, muzikës, meditimit dhe mantrave.
Duke veshur të bardha, ju do të ndihmoni në rrjedhën e lirë të energjisë kundalini, sepse e bardha imobilizon qartësinë e vetëdijes, pastërtinë e mendjes dhe trupit, barazinë, njohjen.
Është interesante që veshjet e bardha të bëra me materiale natyrore, sipas mësimit kundalini, mbrojnë aurën tonë sepse energjia chakra, sintetizohet në të bardhë. /Telegrafi/