Pse duhet të kenë fëmijët një qen në shtëpi? Një arsye është veçanërisht e rëndësishme

Si prindër, shpesh i refuzojmë kërkesat e fëmijëve të vegjël që të kenë një qen – sepse i konsiderojmë vetëm si obligim. Mirëpo, psikologët e thonë të kundërtën
Pikërisht, ekspertët theksojnë që rritja e fëmijëve pranë qenit ka përfitime të shumta. Ja vlen të mësojmë si të kemi një bashkëjetesë frytdhënëse midis fëmijëve dhe qenit në familjet tona.
Qenushët sjellin çdo ditë shumë dashuri dhe lumturi, sigurisht edhe pak çmenduri, gjithashtu… Po, po nëse gjërat nuk menaxhohen siç duhet, kafshët mund të sjellin edhe stres në të njëjtën kohë.
Ne po ju paraqesim katër përfitimet më të rëndësishme, transmeton Telegrafi.
Rezistues ndaj alergjive dhe astmës
Fëmijët të cilët rriten me qen janë më pak të rrezikuar që të sëmuren nga astma apo të zhvillojnë alergji, kanë treguar hulumtime të shumta shkencore.
Përgjegjësi dhe vetëbesim
Fëmijët jo vetëm që mësojnë se çfarë është përgjegjësia, por edhe forcojnë vetëbesimin kur janë me kanakarin e tyre. Kur fëmijët janë të suksesshëm në kujdesin rreth kanakarit, janë krenarë për veten dhe ndihen mirë.
Si shpërblim, u rritet vetëbesimi
Ndikimi pozitiv Si edhe të rriturit, edhe fëmijët i kanë ditët e këqija dhe atëherë u përkushtohen kanakarëve të tyre. Qëndrimi në shoqërinë e tyre i qetëson dhe ua përmirëson humorin.
Loja, pse është kaq e rëndësishme?
Loja e fëmijëve dhe një qeni është gjëja më e ëmbël që do të shihni çdo ditë nëse merrni një qen për fëmijën tuaj. Ju gjithmonë do të doni t’i mbani mend ato momente të ëmbla si një kujtim të qëndrueshëm.
Çfarë aftësish të tjera mund të fitojnë ndërkohë që rriten?
Një qen i rritur mirë është një mik besnik për gjatë gjithë jetës, kjo mund të jetë shumë e dobishme veçanërisht nëse keni një fëmijë të vetëm ose një fëmijë i cili zakonisht është i qetë dhe i rezervuar. Me siguri, shpesh mund ta gjeni fëmijën tuaj duke i pëshpëritur në vesh qenit dhe duke i treguar atij sekretet e zemrës që nuk do t’ia tregonte askujt tjetër, aq më pak prindërve të tij.
Këtu nuk ka asgjë për t’u shqetësuar: thjeshtë fëmija juaj është duke mësuar rëndësinë e dashurisë dhe të miqësisë, dy gjëra të cilat pa dyshim janë elementët thelbësorë për një jetë të lumtur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën C shtesë?

Stop rrezikut nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania