LAJMI I FUNDIT:

Pse duhanpirësit janë më të rrezikuar nga coronavirusi

Pse duhanpirësit janë më të rrezikuar nga coronavirusi

Nëse jeni një duhanpirës i rregullt, gjasat që mushkëritë tuaja të dëmtohen janë të mëdha

Së fundmi, nisur nga përhapja e Covid-19 që dëmton mushkëritë, ka vendosur në qendër të studimeve rastin e personave duhanpirës.

Statistikat tregojnë se në Kinë burrat e diagnostikuar me Covid-19 përbëjnë pak më shumë se gjysmën e rasteve të infektuara.


Në Kinë, më shumë se gjysma e burrave janë duhanpirës, ndërsa gratë që pinë duhan janë 2% më pak se ta. Pirja e duhanit mund të jetë një faktor i rëndësishëm përsa i përket infektimit.

Ekzpozimi ndaj duhanit dhe produkteve të tij dëmton aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet dhe këtu nuk përbën përjashtim as coronavirusi.

Coronavirusi sulmon sistemin respirator (të frymëmarrjes) dhe mushkëritë janë organi më i rëndësishëm i këtij sistemi për shkak se bëjnë shkëmbimin e gazeve oksigjen dhe dyoksid karboni, shkruan Anabel.

Thënë kjo, që duhanpirësit mund të jenë më të ndjeshëm ndaj coronavirusit sepse organizmi i tyre ka më pak aftësi për të shmangur infeksionin.

Ekspertët po punojnë ende në lidhje me analizën e plotë të coronavirusit, ndaj deri atëherë të gjithë njerëzit pa përjashtim duhet të kenë higjienë të lartë.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ka disa arsye pse mund të zgjoheni të lodhur

Ka disa arsye pse mund të zgjoheni të lodhur

Shëndetësi
Kalo në kategori