Ndërsa të tjerët po përpiqen të krijojnë distanca fizike, për finlandezët kjo është e natyrshme.
Ndërsa shumë vende e kanë të vështirë të menaxhojnë valën e dytë të coronavirusit, Finlanda ka arritur të ndalojë rritjen e numrit, të ndihmuar nga fakti që distancimi fizik është i natyrshëm për finlandezët.
Megjithëse, Finlanda ka një rezultat të mirë në luftën kundër virusit për shkak të vendndodhjes dhe dendësisë së popullatës, fakti që shumica e finlandezëve vlerësojnë hapësirën private dhe vetminë një rol kyç në jetën e tyre, raporton theeconomist.
“Zona hapësinore private në Finlandë mund të jetë pak më e gjerë sesa në vendet e tjera evropiane. Na pëlqen t’i mbajmë njerëzit një metër ose më shumë larg nesh, përndryshe nuk ndihemi rahat”, tha Mika Salminen, drejtoreshë e agjencisë finlandeze të shëndetit THL, raporton Telegrafi.
Finlanda kishte 54.2 raste të infektimit për 100,000 banorë në një nivel dy-javor të dielën. Evropa ka një mesatare prej 576, dhe më e keqja preku Luksemburgun 1302.8 raste për 100 mijë njerëz, sipas të dhënave nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve..
Një sondazh i Eurobarometer zbuloi se 73 përqind e finlandezëve besojnë se masat kufizuese të futura në valën e parë të infeksionit toleroheshin lehtësisht dhe 23 përqind thanë se ato “madje përmirësuan” jetën e tyre të përditshme.
“Ne na pëlqen të jemi vetëm ndërsa endemi në pyll ose notojmë në liqene, kështu që shumë finlandezë kanë qejf të jetojnë vet”, tha Kristian Wahlbeck, drejtor i Shoqatës Finlandeze të Shëndetit Mendor (MIELI).
Finlanda kishte përqindjen më të lartë të atyre që filluan të punojnë nga shtëpia në muajin prill, pothuajse 60 për qind, sipas një sondazhi të Eurofound.
Rreth 2.5 milionë nga gjithsej 5.5 milionë finlandezë kanë shkarkuar vullnetarisht aplikacionin e qeverisë për ndjekjen e kontakteve, të cilin kolegët e Salminen në shtetet e tjera mund ta ëndërrojnë vetëm.
Pas valës së parë, numri i të infektuarve në Finlandë pothuajse ra në zero në korrik, por qeveria ende vendosi të mbajë disa nga kufizimet më të rrepta për hyrjen në vend, duke e lejuar atë të hyjë në valën e dytë me një numër të vogël të infektuarish. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvillimet e fundit në Gjermani, reagon edhe ish-kancelarja
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
Rubio: Grenlanda është interesi ynë kombëtar, nuk është shaka
Çfarë dimë deri tani rreth përplasjes mes aeroplanit dhe helikopterit?
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?