Pse dëmtimi i Musialas po del të jetë "një mrekulli" e maskuar - mund të kishte shkuar shumë më keq

Jamal Musiala u lëndua gjatë ndeshjes kundër Paris Saint-Germain, në një përplasje të frikshme me portierin Gianluigi Donnarumma, por ajo që fillimisht dukej si një katastrofë për Bayern Munich është shndërruar në një lehtësim të madh.
Pamjet e momentit ishin shqetësuese: këmba e Musialas u përdredhur keq në përplasjen me gardianin italian. Fillimisht kishte frikë për një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë – një nga dëmtimet më serioze në futboll, por skanimet zbuluan vetëm një frakturë të fibulës dhe dëmtim të ligamenteve, duke përjashtuar skenarët më të këqij.
Ky lajm është pritur me lehtësim në kampin bavarez. Ekspertët theksojnë se thyerjet e pastra të kockave, si ajo që pësoi Musiala, shërohen më mirë dhe më parashikueshëm se sa këputjet e ligamenteve, të cilat kërkojnë më shumë kohë dhe mbartin rrezik më të lartë për dëmtime të përsëritura.
Bayern Munich konfirmoi se 21-vjeçari do të kthehet menjëherë në Gjermani për t’iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, pas së cilës do të ndjekë një program të personalizuar rehabilitimi nën kujdesin e stafit mjekësor të klubit.
Trajneri Vincent Kompany dhe drejtori sportiv Max Eberl kanë shprehur besim të plotë në rikuperimin e Musialas, duke vlerësuar gjendjen e tij fizike dhe karakterin e fortë që e shoqëron në momente të tilla.
Sipas raportimeve të para, Musiala pritet të rikthehet në fushë brenda 4 deri në 5 muajsh, që do të thotë se ka gjasa të jetë në dispozicion para përfundimit të sezonit të Bundesligës. Një rikuperim më i shpejtë nga sa u mendua fillimisht – një lajm i rëndësishëm për Bayernin që synon rikthimin në majat e Evropës. /Telegrafi/




















































