Partia Socialdemokrate ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike mes Kosovës e Serbisë në Uashington.
Ata e kanë quajtur këtë marrëveshje “dokumente të njëanshme zotimi”, pasi sipas tyre ajo që është nënshkruar në Ushington nuk e ka statusin e marrëveshjes.
“Bisedimet e zhvilluara në Uashington gjatë 3 dhe 4 shtatorit vërtetuan indikacionet për të cilat kishim reaguar: jemi larg shkëputjes nga Serbia. Çfarëdo marrëveshje e arritur, për t’i kontribuar paqes në rajon e bashkëpunimit midis popujve duhet ta ketë si premisë shkëputjen nga e kaluara e dhunës dhe dominimit. Pa shkëputje përfundimtare, s’ka fillim marrëdhëniesh të shëndosha të bashkëpunimit. Më keq se kaq, çfarë u nënshkrua në Uashington nuk e ka as statusin e marrëveshjes. Ato në fakt janë dokumente të njëanshme zotimi”, thuhet në reagimin e PSD-së.
Sipas tyre, “kjo ngjarje shënon përmbylljen e një rast të shpërdoruar nga papërgjegjësia e klasës politike”.
“Ka 3 vite që kur dialogu me Serbinë është luftë e brendshme politike, thua se çfarë më së shumti i duhet Kosovës është vazhdimi i status-quos. Së këndejmi, Kurti e Haradinaj prijnë në minimin e procesit. Konsekuenca direkte e saj do të jetë vazhdimi i procesit në Bruksel bashkë me ‘Asociacionin’ si perspektivë e si opcion. Kornizat e procesit të Brukselit nuk flasin për njohje reciproke, për më tepër cilido nivel marrëdhëniesh që do të vendoset, ato marrëdhënie do të jenë të lidhura dhe të penguara nga ‘Asociacioni’. Kjo nuk është shkëputje përfundimtare, prandaj pengon bashkëpunimin për të ardhmen”, thuhet tutje në reagim.
PSD-ja thotë se delegacioni dhe partitë e koalicionit kanë shkuar në Uashington për ta demantuar konspiracionin e Kurtit.
“Ky është gabim fatal sepse kështu je brenda të njëjtit horizont; sepse duke bërë kështu, pavetëdijshëm ai bëhet morali të cilit duhet t’i përgjigjesh. Ata duhej të ishin atje për të bërë marrëveshje, dhe jo për t’ia dëshmuar dikujt të kundërtën e këtyre pretendimeve”, thuhet në reagimin e tyre.
Ndryshe, PDK thotë se përmbajtja e marrëveshjeve megjithatë tregon edhe se Serbia nuk është më armikja as kundërshtarja e Shteteve të Bashkuara.
“Nëse për Kosovën kjo është diçka e natyrshme, pajtimi për ta diversifikuar shfrytëzimin e energjisë dhe për ta ndaluar rrjetin 5G përbënë ngjarje dhe zhvillim të ri në Serbi. Ky është një hap i konsiderueshëm më afër SHBA-së dhe largim i njëjtë me Kinën dhe Rusinë. Ky është ndryshim i Serbisë, siç është edhe ndryshim i SHBA-së. Asgjë nuk është më sikur në vitin 99’. As SHBA, as BE, as Rusia as Kina. Vetëm ne e presim përsëritjen e këtij viti”, thuhet tutje në reagim.
“Në fund, kur flasim për dëmet dhe rreziqet potenciale, përtej dramës së thikave e shampanjës, duhet shtruar edhe një pyetje. Cili është rreziku i status-quos? A i leverdisë Kosovës ajo? Po rajonit?Ballkani pa një bashkëpunim rajonal nuk do të zhvillohet. Ky bashkëpunim, për të mos e përsëritur Jugosllavinë duhet të jetë mbi baza barazie. Ndryshe, do të vazhdojmë të bëhemi vegla të gjeopolitikës. Kështu, plasaritjet ekzistuese bëhen konflikte. Prandaj, Kosovës dhe Serbisë i duhet marrëveshja, më parë sesa secilës superfuqi. Prandaj na duhet shkëputja, dhe jo procese që nuk kryhen”, thuhet në reagimin e PSD-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mot i vranët dhe me riga shiu

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri