LAJMI I FUNDIT:

PSD paralajmëron formimin e komisionit hetimor për punësimet familjare

PSD paralajmëron formimin e komisionit hetimor për punësimet familjare

Partia socialdemokrate konsideron se kapja e shtetit është duke vazhduar edhe në qeverinë Haradinaj, për këtë arsye kjo parti opozitare bëri të ditur se do të formojnë një komision hetimor parlamentar për punësimet politike dhe nepotizmin në ndërmarrjet publike.

Në një konferencë për media deputeti, Dardan Molliqaj tha se fenomeni i nepotizmit i ka përcjellur të gjitha qeveritë, e ka vazhduar veçmas në këtë qeveri.

“Përmes kësaj logjike, vendi nuk do të ketë institucione të pavarura, kapja e shtetit po vazhdon. Ajo çka më shqetëson hala më shumë është se ka një theksim të punësimeve të militantëve dhe familjarëve. Ndërsa çështja e dytë është mënyra e deputetëve qysh po e adresojnë këtë çështje, ata po tentojnë ta bëjnë këtë legjitim. Deklarimet e tyre të fundit se do të punësonin të gjithë të afërmit e tyre është e rrezikshme”, tha ai.


Molliqaj, mes tjerash ftoi dhe prokurorinë që të fillojë hetimet për këtë çështje.

Ndërsa, Drejtori i Mirëqenies Sociale në Prishtinë, Dren Kukaj, duke përmendur zgjedhjen e anëtarëve të bordit të Ndërmarrjes Publike Banesore në Prishtinë, tha se përmes këtij shembulli kanë paraqitur dëshmi shpresëdhënëse se si përzgjidhen anëtarët e një ndërmarrje publike.

“Në në asnjë moment nuk kemi përzgjedhur anëtarët e kësaj ndërmarrje në mënyrë politike, mirëpo bashkë me anëtarë të Ambasadës Britanike dhe monitorues të BIRN-it kemi bërë përzgjedhjen e duhur”, tha ai. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori