Partia Socialdemokrate (PSD) vlerëson se kryeministri Albin Kurti është një rrezik më shumë për vendin. “Lufta midis Qeverisë dhe Presidencës, por edhe midis Qeverisë dhe Qeverisë është e neveritshme”, thuhet në komunikatën e PSD.
PSD vlerëson se “Kosova ka pasur përparësi që tek ne virusi ka ardhur 3 muaj me vonesë. Kështu, i kemi edhe përvojat e mësimet nga vendet e tjera. Nga çfarë kemi kuptuar, Italisë i doli gjendja nga kontrolli duke e nënçmuar atë. Italia nuk është në këtë gjendje shkaku i sistemit të dobët shëndetësor, por sepse reagimi atje ka ardhur me vonesë. Është raportuar se në Kosovë kanë ardhur qindra qytetarë nga Italia, pas datës 13 mars kur u zbulua rasti i parë. Ata nuk janë izoluar dhe ky është gabim”.
Tutje në komunikatë thuhet se, “lufta midis Qeverisë dhe Presidencës, por edhe midis Qeverisë dhe Qeverisë është e neveritshme”.
PSD-ja thotë se përgjigja e Kurtit është më tepër ndaj Hashim Thaçit se sa për gjendjen e krijuar.
“Protagonizmi i papërmbajtshëm i presidentit është ai që e kemi njohur. Edhe masat e duhura që presidenti mund t’i marrë, njerëzit i dyshojnë sepse secila masë mbetet në hije nga gjithëprezenca dhe nevoja për spikatje. Por, në anën tjetër, sjellja e kryeministrit Kurti nuk është përgjigje mbi nevojën e gjendjes së jashtëzakonshme, sa është përgjigje ndaj Hashim Thaçit”, thuhet në komunikatë, përcjell Telegrafi.
Sipas PSD-së, është për të vënë bast se për të njëjtën gjendje kryeministri nuk do të sillej kështu sikur në zyrë mos të ishte Hashim Thaçi.
“Frika se ky mund të jetë një puq institucional, përmes të cilës Hashim Thaçi do të marrë kompetenca, nuk flet vetëm për qëllimet e mundshme të Thaçit. Ajo e flet vetë Albin Kurtin. Ky është horizonti i tij, është mënyra dhe janë instrumentet e tij të mendimit. Bëhet fjalë për një dinamikë toksike të dyshimeve në nivel paranoje. Kushtetuta parasheh funksionet ekzekutive të Këshillit të Sigurisë, të cilin përgjatë kësaj gjendjeje e udhëheq Presidenti. Por, këto funksione ekzekutive kufizohen, siç thotë Kushtetuta, ‘vetëm me funksionet që ndërlidhen në veçanti me gjendjen e jashtëzakonshme’. Përveç kësaj, e gjitha puna përgjatë kësaj kohe duhet të jetë e koordinuar midis institucioneve kyçe. Në këtë drejtim, sjellja e papërgjegjshme e tyre karshi rrezikut të shëndetit publik tregon se lufta midis tyre është vetëm e tyre. Kaq për kapjen fytafyt të Albin Kurtit dhe Hashim Thaçit”, thuhet në komunikatë.
“Në anën tjetër, lufta e vjetër për taksën, megjithëse latente, siç duket ka vazhduar edhe gjatë kësaj kohe. Këtu i kemi dy subjekte që frikësohen e ikin: LDK që hamendet, rri e pret që shtetet e Bashkuara ta kryejnë punën; dhe VV që ka zgjedhur ta mbuloje me Agim Veliun mosguximin e saj për ta marrë përsipër procesin e dialogut”, thotë PSD.
Sipas PSD-së Kurti njëherë fshihej pas taksës, e tash pas Agim Veliut.
“Albin Kurti po vazhdon të fshihet, njëherë përmes taksës, tash pas Agim Veliut. Ai na ka bindur që as nuk ka plan, e as guxim për ta përmbyllur procesin e dialogut. Ta marrë përsipër, qoftë edhe për ta refuzuar në fund. Kosova mund të refuzojë marrëveshje të dëmshme, por nuk duhet kurrsesi ta mbajë konfliktin e hapur me Serbinë nëse ka sadopak mundësi për ta përmbyllur. LDK ka përgjegjësi këtu sepse sikur ajo mos të priste pa mbarim, ky problem do të ishte i zgjidhur moti, për të mos e sjellë vendin në krize politike në kohën kur po flasim për gjendje të jashtëzakonshme nga COVID 19”, thuhet në reagimin e PSD-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri