Partia Socialdemokrate (PSD), të enjten në Ditën e Evropës, shënon një vjetorin e themelimit të saj.
Nënkryetari i PSD-së, Dukagjin Gorani, në një konferencë për media tha se ky vit ishte një vit i krizave qeveritare e i ngërçeve parlamentare.
Siç tha ai, ishte vit i diskurseve agresive-publike, i qëndrimeve konfrontuese dhe i deklarimeve denigruese.
“Sot e shënojmë një vit të përpjekjes tonë për ta ri menduar dhe për ta rikthyer në skenën politike synimin për drejtësi sociale, për barazi mes gjinive dhe për një shtet funksional dhe një shoqëri të lirë. Është kjo përpjekje e një grupi të grave dhe burrave, aktivistë dhe deputet që në këto kohë të vështira të një qeverisje klanore, të ndasive sociale dhe të grindjeve partiake ta ofroj një përkufizim funksional të angazhimit shoqërorë. Ta ofroj idenë e politik bërjes si ofrim i zgjidhjeve e jo vetëm si konstatim i problemeve. Sot e shënojmë një vit që prej ku PSD është rindërtuar si një subjekt bashkëkohor të përqendruar në tejkalimin e vështirësive të së sotmes dhe në hartimin e strategjive për të ardhmen e Republikës së Kosovës. Për të gjithë ne ishte një vit i sfidave shoqërore, kolektive e personale. Një vit i krizave qeveritare e i ngërçeve parlamentare. Ishte vit i thellimit të ndasive dhe i armiqësive grupore e ndërpartiake. Më shumë dhe më shpesh se kurdoherë gjatë këtyre 20 viteve të kaluara, ky vit u përkufizua me mungesën e tolerancës politike, të llogaridhënies institucionale dhe të arsyeshmërisë kolektive në politik. Shumë më tepër ishte vit i diskurseve agresive-publike, i qëndrimeve konfrontuese dhe i deklarimeve denigruese”, ka thënë ai.
Sipas tij, PSD vazhdon shtrirjen e saj anë e kënd vendit.
“Shteti ynë mund të jetë i suksesshëm, i lirë dhe i ndershëm për aq sa janë të lirë banorët e vet. Për ne shoqëria nënkupton bashkëpunim për të mirën e përgjithshme. Drejtësia nënkupton korrektësi në trajtim dhe gjykim. Barazia nënkupton respekt mes njerëzve, popujve, religjioneve…”, tha Gorani duke shtuar se vendi vazhdon të ndodhet në udhëkryq për të ardhmen e vet dhe të fëmijëve.
Ndërsa, deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina theksoi se kjo parti udhëheq me transparencë në dy komuna të Kosovës, Prishtinë dhe Kamenicë.
Ajo tha se në këto dy komuna ka barazi gjinore në udhëheqje të drejtorive përkatëse.
”Për një vit PSD-ja ka treguar një përkushtim dhe angazhim konkret për gjetjen e zgjidhjeve të problemeve të mëdha në vend. Detyrat më të mira të punës sonë, janë qeverisja në Prishtinë dhe në Kamenicë, ku përmes politikave socialdemokrate dhe zhvillimore kemi dhënë shembull të barazisë, të qeverisjes me transparencë, të përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve”, ka thënë ajo.
Pantina potencoi se PSD-ja ka aplikuar me kode gjinore 50-50 në të gjitha strukturat e PSD-së.
“Edhe në komunën e Prishtinës kemi arritur pothuajse të barabartë. Nga 16 drejtori, 7 udhëhiqen nga gratë, pra 44 për qind. Ndërsa në Kamenicë nga 11 drejtorit, 6 drejtohen nga gratë, krahasuar kjo nga komunat tjera ku vetëm 15 për qind të drejtorive udhëhiqen nga gratë. Përveç kësaj PSD ka promovuar transparencën radikale. Komuna e Prishtinës është vlerësuar si komuna më transparente nga një projekt i KDI-së i mbështetur nga USAID-i, ku është vlerësuar 100 nga 100 pikët e mundshme. Po ashtu kemi filluar me projekte të ndryshme nga në dy komunat, projekte këto që kanë për qëllim që të rrisin mirëqenien e qytetarëve”, u shpreh deputetja Pantina.
Në nivelin qendror, siç tha Pantina grupi i grave të Kosovës ka marr një sërë iniciativash.
“Kemi iniciuar shtatë debate parlamentare, ndër to dialogun Kosovë-Serbi etj. Kemi propozuar pesë rezoluta, përfshirë këtu heqjen e romingut në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kemi thirru katër interpelanca, kemi iniciuar dy projektligji, kemi parashtruar mbi 60 pyetje parlamentare dhe në katër komisione hetimore, ose i kemi iniciuar ato ose i drejtojmë ato…ky është vetëm fillimi për ne, pasi jemi të angazhuar dhe në përpjeke të vazhdueshme për të ndryshuar situatën në vend. Nesër më 9 maj, duke filluar nga ora 06:30 PSD do të shënoj përvjetorin e riorganizimin e saj”, tha ndër të tjera, Shqipe Pantina. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![LVV e PDK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/64541-780x439.jpg)
LVV e PDK "përleshen" për një fletëvotim në Prishtinë
![“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/05/njohjet-1-780x439.jpg)
Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?
![LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë