LAJMI I FUNDIT:

PSD aksion para zyrave të EULEX-it: Drejtësia selektive është konfirmim i padrejtësisë

PSD aksion para zyrave të EULEX-it: Drejtësia selektive është konfirmim i padrejtësisë

Partia Socialdemokrate ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale për dënimin për krime luftë të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

PSD-ja gjatë aksionit simbolik përballë zyrave të EULEX-it në Kosovë ka thënë se drejtësia selektive është konfirmim i padrejtësisë.

“Ne nuk jemi kundër drejtësisë, nuk jemi kundër çfarëdo gjykimi që ka për thelb drejtësinë, mirëpo drejtësia speciale nuk është drejtësi, drejtësia selektive nuk është drejtësi, ajo është konfirmim i padrejtësisë dhe po i bëhet dëm i madh Kosovës në secilin aspekt, edhe në historikun e luftës së saj çlirimtare dhe në bazat e saj që është pavarësia që vjen nga lufta e drejtë e UÇK-së”, ka thënë Nol Nushi nga kjo parti.


Ai tutje ka shtuar se shprehja e gjykatëses “Not in my name” apo “Jo me emrin tim”, është e pa pranueshme për secilin qytetar të Kosovës. Sipas tij, me këtë arsyetim ajo gjykatë nuk është e atij populli dhe nuk buron nga vullneti i popullit.

“Është vendi ku janë marrë në pyetje me qindra luftëtarë të lirisë për krimet e supozuara që edhe ata i kanë bërë. “NOT IN MY NAME” ose “JO ME EMRIN TIM”, rrjedh prej gjykimit të fundit që e pamë që përveç dënimit maksimal që na tronditi të gjithëve, shprehja që thoshte që ky gjykim është në emër të popullit ishte ajo që ishte e papranueshme për pothuajse secilin qytetar të Kosovës”.

“Në fillim të seancës ku gjyqtarja dëshiron ta dënojë komandant Calin ajo fillon me një arsyetim shumë të madh politik se pse kjo gjykatë qenka gjykatë e popullit. Normalisht ato gjykata që veprojnë në emër të popullit nuk japin këso arsyetime. Pikërisht ai arsyetim i asaj gjyqtare na tregon se ajo gjykatë nuk është e atij populli dhe nuk buron nga vullneti i populli”, ka thënë Nushi.

Nushi ka ftuar gjithë qytetarët e vendit të shtunën në protestë kundër Gjykatës Speciale, pas vendimit të saj për dënimin e komandant “Calit”.

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, të premten e kaluar ndaj një ish pjesëtari të UÇK-së kanë shpallur dënimin e parë për krime lufte.

“Në emër të popullit të Kosovës”, kjo gjykatë e themeluar shtatë vjet më parë, e ka dënuar pamëshirshëm me 26 vite burg ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, i njohur si komandant “Cali”.

Specialja ka njoftuar se trupi gjykues e ka shpallur Mustafën fajtor për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Formimi i Qeverisë së re, Tahiri thotë se ka qenë edhe më herët situata e tillë e kur posti i kryeministrit i ka takuar partisë opozitare

Formimi i Qeverisë së re, Tahiri thotë se ka qenë edhe më herët situata e tillë e kur posti i kryeministrit i ka takuar partisë opozitare

Lajme
Turqia e vendosur të ratifikojë marrëveshjet ushtarake me Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë

Turqia e vendosur të ratifikojë marrëveshjet ushtarake me Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë

Lajme
Dyshohet për dhunim, një grua aborton në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë

Dyshohet për dhunim, një grua aborton në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Një grua goditi veturën e Policisë në Gjilan pasi nuk ndaloi në pikën e kontrollit, më pas sulmoi fizikisht zyrtarët policorë pas arrestimit

Një grua goditi veturën e Policisë në Gjilan pasi nuk ndaloi në pikën e kontrollit, më pas sulmoi fizikisht zyrtarët policorë pas arrestimit

Kronika e Zezë
Kajtazi: Janë 720 spiunë në Kosovë, Shabani e Qerimi nuk janë kryesorët

Kajtazi: Janë 720 spiunë në Kosovë, Shabani e Qerimi nuk janë kryesorët

Siguri
A synon Osmani edhe një mandat si presidente, çfarë tha ajo para mediave?

A synon Osmani edhe një mandat si presidente, çfarë tha ajo para mediave?

Lajme
Kalo në kategori