LAJMI I FUNDIT:

PS nuk ka votat për të rrëzuar dekretin e Nishanit

PS nuk ka votat për të rrëzuar dekretin e Nishanit

Dekreti i presidentit që ktheu ligjin për kamerat e sigurisë nuk u votua sot në parlament. Të qartë se nuk i kishin votat për ta rrëzuar dekretin, socialistët kërkuan ta heqin nga rendi i ditës. Kreu i Kuvendit e hodhi në votim propozimin e Partisë Socialiste dhe votimi i dekretit u shty për një ditë tjetër.

Të vetëm, socialistët nuk mund të bëjnë asgjë për ta rrëzuar dekretin. LSI abstenoi gjatë diskutimeve në Komisionin e Sigurisë, ndërsa PDIU bashkoi votat me Partinë Demokratike, pro dekretit. Në këtë situatë socialistët u tërhoqën sot dhe nuk rrezikuan.

Ligji është mbështetur fort nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe parashikon vendosjen e kamerave të sigurisë në institucione, biznese, taksi. Kostoja e nismës dhe rreziku për shkeljen e privatësisë janë kundërshtuar nga opozita dhe LSI. /Telegrafi/