LAJMI I FUNDIT:

PS mbledh sot Kongresin

PS mbledh sot Kongresin

Partia Socialiste mbledh sot Kongresin, krejt ndryshe nga formati tradicional që është ndjekur prej vitesh.

Pjesa e parë e Kongresit do të nisë në orën 9:30, ku do të jenë 5 panele që do të zgjasin rreth dy orë dhe do të shtrihen në disa sheshe kryesore të Tiranës

Përfaqësues të PS-së do të zhvillojnë takime me anëtarë e qytetarë mbi problematikat aktuale, Pjesë e tryezave përkatëse do të jenë edhe ministrat sipas fushave.


Ndërsa më pas në orën 12:00, nis faza e dytë e punimeve, e cila do të hapet nga sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri, për të vijuar me rezultatet e Këshillimit kombëtar të paraqitura nga Elisa Spiropali, ndërsa një pjesë të rëndësishme do të marrin edhe propozimet për ndryshimet në statutin e PS-së.

Kongresi pritet që të vendosë ndërprerjen e mandatit për krerët aktualë të PS në degët e rretheve, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja, që do të mbahen në javët e para të majit.

Fjala e Ramës është parashikuar të jetë rreth mesditës, ndërsa ministra dhe deputetë të ndryshëm janë përzgjedhur për të bërë analizën e punës së mazhorancës në këtë mandat të tretë. /kp/