LAJMI I FUNDIT:

PRSD: LSDM të ofrojë marrëveshje për një njësi zgjedhore pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit

PRSD: LSDM të ofrojë marrëveshje për një njësi zgjedhore pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit

PRSD konsideron se për zhvillimin e demokracisë në Maqedoni është e rëndësisë kyçe që partia bartëse opozitare LSDM, në vigjilje të krijimit të frontit të gjerë opozitar të ofrojë marrëveshje të qartë ose protokoll me të cilën do të ndërmerret përgjegjësi që menjëherë pas fitores ndaj OBRM-PDUKM të bëhen ndryshime në Kodin zgjedhor me të cilët gjashtë njësitë zgjedhore do të zëvendësohen me një njësi zgjedhore, me mandate të garantuara për bashkësitë etnike. Në këtë mënyrë, konsideron PRSD, pluralizmi politik do të ringjallet sërish ndërsa institucionet e sistemit do ta fitojnë imunitetin e domosdoshëm politik ndaj tendencave autoritare dhe kriminale të bartësve të pushtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

„Kriza e thellë politike në të cilën gjendet Republika e Maqedonisë jo vetëm që flet për shkallën e lartë të kriminalizimit dhe korruptimit të institucioneve të sistemit, por edhe e zbulon shkallën e lartë të deficitit në pluralizmin politik. Maqedonia gjendet në një moment politik të rëndësisë historike në të cilin përfaqësuesit e krimit dhe korrupsionit janë identifikuar qartë, zgjedhja para qytetarëve është e qartë – Maqedonia demokratike në të cilën të gjithë keqpërdorimet e pushtetit do të sanksionohen juridikisht ose një Maqedoni autoritare në të cilën do të vazhdojë të mbretërojë mafia”, thuhet në komunikatën e PRSD.

“Përmes vendosjes së ndryshimeve në Kodin zgjedhor menjëherë pas zgjedhjeve do të hapet hapësirë që forca politike të shpërndahet në më tepër qendra politike, respektivisht parti politike”, përfundojnë nga PRSD./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori