LAJMI I FUNDIT:

Provoni këtë metodë natyrale për qetësimin e hemorroideve

Provoni këtë metodë natyrale për qetësimin e hemorroideve

Nëse keni hemorroide, e dini shumë mirë se kruarja, gjakderdhja rektale dhe nyjet e forta që janë të dhimbshme dhe të ndjeshme mund ta bëjnë të vështirë të ulesh rehat apo të kryesh aktivitetet e përditshme.

Dhe nëse jeni lodhur duke vrapuar pas ilaçeve në farmaci, ndoshta është momenti të provoni një trajtim në kushte shtëpiake.

Trajtimet natyrale për hemorroidet kanë treguar se mund të ndihmojnë në tkurrjen e tyre, por është e rëndësishme të jeni të informuar para se të nisni trajtimin e këtyre problemeve të bezdisshme në kushte shtëpie.


“Fillimisht, duhet kuptuar se hemorroidet janë një pjesë normale e anatomisë sonë. Zakonisht, ato nuk shkaktojnë dhimbje”, thotë kirurgu kolorektal Dr. Jeremy Lipman.

Dr. Lipman thekson se çdo ndryshim që vëreni rreth anusit duhet të shoqërohet me një kontroll te mjeku, për të përjashtuar mundësinë e ndonjë problemi më serioz — veçanërisht nëse vini re gjak.

Pasi të jeni të sigurt se simptomat vijnë nga hemorroidet, ekzistojnë shumë mënyra që mund të provoni për t’i trajtuar ato në shtëpi. Por çfarë funksionon dhe çfarë jo?

Një metodë natyrale për trajtimin e hemorroideve

Në përgjithësi, ekspertët rekomandojnë që personat që vuajnë nga hemorroidet e dhimbshme të ulen në ujë të ngrohtë për rreth 15 minuta, disa herë në ditë — veçanërisht pas çdo jashtëqitjeje.

Mund të blini një kovë të posaçme pikërisht për këtë dhe mund të gjendet lehtësisht në farmaci.

Bëhet fjalë për një enë të vogël plastike që vendoset mbi tualet dhe ofron një mënyrë të përshtatshme për të zbutur dhe qetësuar zonën e irrituar.

Nëse nuk e keni këtë pajisje, mund të përdorni edhe një vaskë të mbushur me ujë të ngrohtë.

“Kjo është një nga mënyrat më të mira për trajtimin e hemorroideve”, thotë Dr. Lipman. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Meditimi e largon stresin dhe ju furnizon me energji

Meditimi e largon stresin dhe ju furnizon me energji

Kalo në kategori