LAJMI I FUNDIT:

Provokim apo gabim i paqëllimshëm, faqet zyrtare të Barcelonës përmendin Cristiano Ronaldon dhe Ansu Fatin pas fitores ndaj Betis

Provokim apo gabim i paqëllimshëm, faqet zyrtare të Barcelonës përmendin Cristiano Ronaldon dhe Ansu Fatin pas fitores ndaj Betis

Barcelona ka marrë një fitore spektakolare 5-0 ndaj Real Betisit në Estadio Olimpico.

Ka qenë një dominim total i Barcelonës nga fillimi e deri në fund të ndeshjes, ku realizuan edhe pesë gola secili më i bukur se tjetri.

Me tre pikët e fituara ndaj Betis, Barcelona është në krye të La Ligas me 13 pikë pas pesë ndeshjeve të zhvilluara.


Megjithatë një gabim i rëndë ka ndodhur në fund të ndeshjes, por që është përmirësuar shpejt nga faqja zyrtare e Barcelonës në ‘Twitter’.

Barcelona fiton me 'manita' ndaj Real Betisit, Felix dhe Cancelo gjejnë golat e parë
Lexo po ashtu Barcelona fiton me 'manita' ndaj Real Betisit, Felix dhe Cancelo gjejnë golat e parë

Pas fishkëllimës së fundit të përballjes me Real Betis , rrjetet sociale zyrtare të Barcelonës përmendën… Cristiano Ronaldon dhe Ansu Fatin si golashënues të mysafirëve, përkundër se ata nuk kishin shënuar asnjë gol.

Sigurisht që foto qëndroi vetëm disa sekonda, por kishte të tjerë që arritën ta ruanin atë.

Nuk ka pasur reagim nëse ka qenë një provokim i hapur, apo një gabim i paqëllimshëm nga administratorët e rrjeteve zyrtare në klubin kataluas. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
“Ata kishin një problem të madh”, Ronaldo Nazario godet ish-klubin e tij Barcelonën

“Ata kishin një problem të madh”, Ronaldo Nazario godet ish-klubin e tij Barcelonën

La Liga
Erdhi me shumë bujë tek Barcelona – Roque bën hap mbrapa në karrierë

Erdhi me shumë bujë tek Barcelona – Roque bën hap mbrapa në karrierë

La Liga
Man United po bën 'çmendurinë' - gati oferta prej 150 milionë eurosh për yllin e La Ligas

Man United po bën 'çmendurinë' - gati oferta prej 150 milionë eurosh për yllin e La Ligas

Premier League
Deschamps zgjedh trajnerin i cili duhet ta udhëheq Francën pas largimit të tij

Deschamps zgjedh trajnerin i cili duhet ta udhëheq Francën pas largimit të tij

Ndërkombëtare
Milani i gatshëm të ‘sakrifikojë’ njërin prej dy yjeve të ekipit për të financuar blerjen e Joao Felix

Milani i gatshëm të ‘sakrifikojë’ njërin prej dy yjeve të ekipit për të financuar blerjen e Joao Felix

Serie A
Liverpooli i gatshëm të ‘thyejë bankën’ për transferimin e mesfushorit të njohur francez

Liverpooli i gatshëm të ‘thyejë bankën’ për transferimin e mesfushorit të njohur francez

Premier League
Kalo në kategori