(Në 623 vjetorin e “Betejës së Kosovës” së menduar… )

Kush kanë qenë Osmanët – Atamanët (Otomanët)?


“Bibliskaja Rus–I”, M.-1999, f. 176, shpjegon: . në fillim Rosman, se bashkëtingëllorja e parë nganjëherë lëshohet: gosudar (sovran)–osudar, vosem (tetë) – osem (bile në serbokroatishte është ruajtur sllavishtja e vjetër – osam), hetman = ataman (udhëheqës, kryesor, kapiten, njësi komanduese), Gishpanija – Ispanija, Rosman – Osman, etj. Ndërsa mbaresa man – tregon qartë - njeri. Kështu, Rosman = Osman, në shqip = njerirus.

Nga erdhën Osmanët në Ballkan?

Neve na mësuan, por edhe tani vazhdojnë traditën e tillë, se gjoja osmanet – kanë dal prej Azisë së Vogël, të cilët para së t’i fillojnë luftërat, vendosin të hidhen në Evropë; mandej sikur se janë kthyer në vendet e veta - në lindje...

Kështu, sipas historisë skaligeriane të gabuar, Osmanët kanë dalë prej Egjiptit të sotëm dhe kanë lëvizur në drejtim të Palestinës - në veri. (Kjo teori është kritikuar ashpër edhe nga shkencëtarët e mirënjohur: De - Arsilla, Robert Balldauf, Zhan Garduin, Edvin Xhonson, Isak Njuton, A. Morazov e shumë të tjerë; por edhe këta gabojnë: p.sh., ky i fundit. me tezë se pas shek. VI - gjithçka është në rregull).

Sipas Rikonstruktimit të Grupit shkencor të Evropës, kryesisht grupi t të shkencave ekzakte të Universitetit Shtetëror të Moskës me emërtimin “M. V. Lomonosov”, bashkëpunëtor shkencor i të cilit jam dhe unë,- qysh prej v. Sh. 1998/99, luftërat e dyta të Osmanëve të shekujve XV-XVI (e para në shek XIV) kanë ardhur nga Rusija, Mongolija dhe në përmbajtjen e ushtrisë Osmane (dhe në krye të kësaj ushtrie) kanë qëndruar rusët.

Ata kanë pushtuar Ballkanin, Evropën Jugore, d.m.th. erdhën prej veriu (të vendosur në veri të Konstandinopojës), duke shkuar nga jugu , në Edrene-Andrianopojë, themeluan kryeqytetin, pastaj morën Konstandinopojën në v. 1453, dhe kështu depërtuan në Azinë e Vogël. Interesant, këtë e vërteton edhe “Kronografia Luterane” e v. 1680... Më hollësisht – me rëndësi të jashtëzakonshme, në antagonizmin e vetëm midis kronologjisë së kaluar dhe të resë, që ka ndikuar me vete kujdesin e hulumtuesve të Biblës (Dalja, Levitik, Numra, Ligji i përtërirë, Iisus Novin...).

Në Ballkan ata zhdukën banorët e asaj kohe prej të cilëve gjithashtu kanë pasur edhe fise sipas gjakut, por kjo ishte një kohë e turbullt dhe e përhapjes së epidemive, kur u shfaq asketika e re “osmane”, sipas rrjedhjes së asaj kohe, qëllimi i së cilës ishte zhdukja e popujve nga vendet e përfshira prej epidemive dhe të paraqitjes së vatrave të përhapjes së këtyre epidemive dhe këto vende i populluan me popuj të tjerë, të orientuar më tepër nga fryma asketike. Osmanet erdhën prej Rusie në Ballkan dhe I kanë vendosur këtu, duke formuar edhe popullsinë e tanishme sllave në Ballkan (serbët, bullgarët, maqedonasit e sotëm e të tjerë).

Murati i Parë ishte princ rus – Dmitrij Donskoj (fitimtar I Betejës së njohur të Kulikovës së v. 1382) dhe u mbytë në betejë në Fushë të Kosovës (apo diku në Ballkan në v. 1389), duke luftuar jo kundër të parëve bashkëkohorë serbë, por kundër njerëzve krejtësisht të tjerë, të cilët janë zhdukur fare . . ose, sipas kronistit persian të v. 1431 – Ardashira Astarabadit, është mbytë në konflikt (për fron) me të birin e vet Vasilin = Pajazidin...

Historianët e mëvonshëm (evropianët) e përshkruajnë humbjen e serbëve në Fushën e Kosovës prej “Muratit” kur i futën në grindje serbët me turqit në shek XIX . Urrejtja u drejtua kundër Perandorisë Osmane, për ta shkatërruar atë. Sulltanët i ndërsyen mbi sllavët e Ballkanit, kurse sllavëve të Ballkanit u kishin shpjeguar që turqit dikur i paskan ofenduar ata. Krahas me këtë, fillon t’i bashkëngjitët edhe cikli i këngëve që shkruhet dhe botohet po në këtë kohë, i cili s’mund të merret me vlerë të plotfuqishme historike...

Sulltanët turq e humben formën e vet sllave dhe u shndërruan në myslimanë (në kuptimin bashkëkohorë), gjatë grindjeve që patën filluar po në shek. XVII-XVIII, kur u bë ndarja: në ortodoksë, myslimanë dhe katolikë. Deri atëherë myslimanizmi ende s`ishte ndarë nga krishterimi si religjion në vete. Historia tradicionale fillimin e myslimanizmit e daton në shek. VII. Këtë datë duhet rinuar afro njëmijë vjet.

Perëndimi shpifi një betejë në Fushë të Kosovës, fatkeqësitë e së cilës e njekën popullin shqiptarë deri në vitin 1999...

Po pse kjo “betejë” u mendua mu në Fushën e Kosovës? Kryesisht, ata, perëndimi, edhe duke njohur mirë karakterin serb, për aspiratat e politikës kolonialiste, e menduan këtë rajon, por edhe si strategji të mëtejme, ku do të organizoheshin edhe ushtri tjera feudale Ballkanike, si qendër depërtuese e Osmanëve veri–jug; dhe, në këtë mënyrë, do të arrihej shkatërrimi përfundimtar i Perandorisë...

Serbët edhe në fillim të shek. XIX, deri te zhdukja e janiçarëve, kishin funksione të larta në pushtetin e Perandorisë Osmane, p. sh. janiçari Sokoloviq; kjo dihet në histori.

Serbisë, si pjesë të Perandorisë Osmane, trazirat që u nisen nga përçarjet e tyre religjioze, kjo Fushë e Kosovës i përgjigjej pa masë, që më vonë do të filloj grabitja pa kurrfarë turpi e tokave shqiptare, me “arsye” se ajo ka “derdhur gjak rrëke” për këtë vend gjashtë shekuj më parë. Por, varret ose të paktën ndonjë asht, p.sh. të “trimave” sipas librit të R. Mihajloviqit, e të tjerëve të ngjashëm, kurrë nuk u gjetën!?...

Në këtë mënyrë i jepet fund një epopeje të trilluar, për 623 vjetët e historiografisë serbe, të modifikuar nga prirjet politike nacionaliste e shoviniste, për ta bërë Kosovën tokë të vetën.

Shënim shtesë: Pse unë me profesion matematikan, të merrem edhe me histori?

Rikonstruktimi i historisë bëhet me këtë skemë: kronologjia, - kjo ndahet në matematikën bashkëkohore statistike dhe astronomike. E para merret :1) Me datimin e një qeverisjeje të gjatë: 2) Sipas materialeve onomastike; 3) Sipas përshkrimeve vëllimore. E dyta: 4) Sipas monumenteve, që përmbajnë zodiakë (sipas zodiakëve); 5) Sipas errësimeve (zënies së Diellit, Hënës…), të përshkruara në kronika.

Kronologjia është disiplinë , pjesë ndihmëse e historisë, që i venë në renditje ngjarjet historike sipas kohërave. Por, kjo shumë më tepër është pjesë e matematikës – 85%, sesa e historisë. Në kohën e Renesancës, në shek. XV, XVI e tutje, ajo ishte pjesë e matematikës. Atëherë ajo, ishte e varfër, nuk mund t’i zgjidhte të gjitha detyrat që dilnin nga kronologjia. Kjo u bë e mundur vetëm kah fundi i shek XX.

Ky rezultat shfaqet si ngjarje unikale në literaturën shkencore ballkanike (e më gjerë), me metodat e matematikës bashkëkohore, matematiko-astronomike dhe të njehsimeve të gjera kompjuterike; hap edhe të tjera mundësi për studime të mëtutjeshme, zgjeron bashkëpunimin me specialistë të profileve të ndryshme, e sidomos me matematikanë e historianë (të cilët kanë shfletuar dhe dinë të interpretojnë të paktën disa kapituj të matematikës bashkëkohore dhe të astronomisë), ndërsa hulumtuesit e rinj mund t`i shfrytëzojnë edhe si teza disertacioni.

Pra, prej këtij rasti, me këto metoda, ngjarjet historike shtrohen mbi themele të shkencave ekzakte, dhe me këtë historia – në përgjithësi bëhet shkencë e fortë, e saktë.

(Autori është doktor i shkencave matematike, profesor në UP)