Stomatologjia moderne, sot, ofron një përzgjedhje mjaft të gjerë të metodave për zëvendësimin e dhëmbëve që mungojnë
Ass.Dr.Sci. Visar Disha
Specialist i Protetikës Stomatologjike
Tel. +38344559287
Zëvendësimi i dhëmbëve që mungojnë është një vendim shumë i rëndësishëm për pacientin. Ju nuk keni pse ta merrni këtë vendim vetëm.
Specialisti i Protetikës Stomatologjike mund t’ju ndihmojë të arrini tek një zgjedhje që i përshtatet nevojave tuaja klinike, preferencave personale dhe konsideratës financiare.
Kur duhet të zgjedhim protezën elastike “Valplast” ndaj protezës konvencionale?
Dallimi kryesor mes protezave “Valplast” dhe protezave konvencionale është materiali nga i cili përbëhen. Protezat konvencionale zakonisht janë të ndërtuara nga akrillati ose metali dhe mund të marrin më shumë kohë për tu mësuar pacienti me to, kurse protezat elastike “Valplast” është nga materiali biokompatibil termoplastik me bazë rezine.
Një pacient që përdorë protezat konvencionale do të duhet të mësojë se si t’i mbajë protezat në vend, me faqen dhe gjuhën e tij dhe kjo mund të jetë një pengesë për shumë njerëz. Ndërsa protezat elastike “Valplast” do të kapen tek mishrat e dhëmbëve për të siguruar një përshtatje më të mirë të protezës.
Përparësitë e protezave elastike
• Estetikë e lartë
Në krahasim me protezat konvencionale, protezat elastike ”Valplast” janë krijuar që të jenë pothuajse të padukshme në gojën tuaj, duke siguruar dhëmbë zëvendësues me pamje natyrale.
• Më të rehatshme
Protezat elastike “Valplast” duke qenë se janë më të holla janë më fleksibile sesa protezat konvencionale. Kjo lejon që protezat të ndjehen më natyrale dhe më të lehta për pacientet kur i vendosin në gojë.
• Qëndrueshmëri më e madhe
Protezat elastike “Valplast” janë një zgjedhje e shkëlqyeshme për pacientët që kërkojnë një zgjidhje më të qëndrueshme për zëvendësimin e dhëmbëve. Përveç kësaj, protezat elastike kanë qëndrueshmëri më të madhe kur ekspozohen ndaj kemikaleve të ndryshme që gjenden në ushqim , pije dhe enzimat natyrore në gojën e pacientit.
• Bio-kompatibile
Proteza elastike “Valplast” është e lehtë, por njëkohësisht e fortë, duke ju dhënë një protezë më të hollë, por jashtëzakonisht të qëndrueshme. Është gjithashtu pa monomer dhe formaldehid duke e bërë atë një mundësi të shkëlqyeshme për pacientët që janë alergjikë në protezat konvencionale.
• Një protezë Valplast e bën ngrënien dhe përtypjen më komode
Një avantazh i madh për pacientin me një protezë “Valplast” është një buzëqeshje që siguron vetëbesim më të lartë. Përveç estetikës, ato mund të ndikojnë pozitivisht në mirëmbajtjen e shëndetit oral, si dhe mund të zvogëlojnë stresin e vendosur në nyjet e nofullës kur mungojnë dhëmbët.
Sëmundjet shoqëruese
Në rastet kur protezat konvencionale kanë qenë të pasuksesshme, apo pacientet kanë pasur probleme me sëmundje periodontale ose probleme me mishra të dhëmbëve, diabet apo sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut protezat elastike “valplast” ofrojnë një zgjedhje më të mirë.
Proteza elastike “Valplast” janë një zgjedhje e shkëlqyeshme sidomos për pacientët që janë në kërkim të një proteze estetike e cila nuk ka kapëse metalike të dukshme (kroshe metalike).
Mesazhi im
Protezat elastike “Valplast” janë një opsion i shkëlqyeshëm për pacientet që kërkojnë proteza më të rehatshme, estetike dhe fleksibile. /Telegrafi/