Punëtorët e kompanisë “NewCo Ferronikeli”, nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të Ferronikelit kanë protestuar sot para Qeverisë së Kosovës.

“Stop diskriminimit të punëtorëve të Ferronikelit”, “Nuk duam të jemi në rrugë por në fabrikë” “Duam trajtim njerëzor të punëtorit”, “Qeveri reflekto”, “Qeveri na trajtoni si aset me vlerë”, ishin disa nga pankartat që mbanin në duar punëtorët e Ferronikel-it.


Punëtorët e “Ferronikel”-it po protestojnë për herë të dytë për të kërkuar kthimin e tyre në vendet e punës, pasi që ata mbetën pa punë prej 8 tetorit kur edhe u ndal prodhimi në këtë fabrikë.

Vlen të përmendet se puna në “Ferronikel” u ndal për shkak të krizës energjetike. /Telegrafi/

259275490 221483566779395 4703251335242215469 n

259398781 806844246772171 3386072989184124483 n

259527409 886305612257133 1495317558105014833 n

259689737 411697154013741 5413217061802226569 n

259992852 168224088796973 8768457331521613989 n