Kryetari i Shoqatës së të burgosurve politik në Maqedoni, Shpëtim Pollozhani bën thirrje për protestë për gjykim të drejtë për personat e përfshirë te ngjarjet e Kumanovës. Protesta do të fillojë në orën 13:00 në sheshin “Skënderbeu”, dhe pas gjysmë ore do të vazhdojë para gjykatës në Shkup.
“E gjithë kjo është nën organizimin e familjeve të të burgosurve që morën dënime drakonike, disa prej tyre edhe të përjetshme, për më shumë raste, jo vetëm për ngjarjet e Kumanovës. Pas familjeve qëndron Shoqata e të burgosurve politik shqiptarë në Maqedoni”, thotë Pollozhani për “A1on”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai thotë se në protestë do të dërgohet mesazh se duhet të gjykohet me drejtësi ndërsa gjykatësit duhet të marrin parasysh dëshmitë që në procedurat e deritashme janë refuzuar.
“Kërkesat kryesore janë që të merren parasysh deklaratat e dëshmitarëve, dhe jo vetëm të dëshmitarëve mbrojtës. Gjithashtu, duhet të merret parasysh fakti se Komiteti i Helsinkit në raportet e veta thekson se kemi gjyqësi të partizuar dhe të korruptuar. Kërkojmë të rigjykohet rasti dhe të gjykohet në mënyrë të drejtë”, shton Pollozhani.
Ndryshe, sot bëhen 4 vite nga ngjarjet e Kumanovës ku humbën jetën 10 persona të armatosur dhe 8 pjesëtarë të policisë./Telegraf/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit