LAJMI I FUNDIT:

Protestë para Kuvendit për bojkotimin e referendumit

Protestë para Kuvendit për bojkotimin e referendumit

Dhjetëra qytetarë sonte u mblodhën para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në shenjë proteste që ta shprehin qëndrimin e tyre për bojkotimin e referendumit më 30 shtator.

Të pranishmit thanë se janë mbledhur në mënyrë spontane para Kuvendit, dhe se pas tyre nuk qëndron asnjë organizator, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rritet prania e forcës policore rreth Kuvendit pas njoftimit për protestë (Video)
Lexo po ashtu Rritet prania e forcës policore rreth Kuvendit pas njoftimit për protestë (Video)

Para Kuvendi u sot u vërejt rritja e pranisë së policisë.


Nga lëvizja “Bojkotoj” më parë në rrjetet sociale deklaruan se protesta anulohet para Kuvendit. Nga atje thonë se ata nuk qëndrojnë pas njoftimit për protestë, por është caktuar, siç thonë ata, nga shërbime të infiltruara./Telegrafi/