LAJMI I FUNDIT:

Protestat e shoferëve të kamionëve – Ontario në Kanada shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Protestat e shoferëve të kamionëve – Ontario në Kanada shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Ontario në Kanada ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në përgjigje të protestave dyjavore kundër masave kufizuese të COVID-19.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, urdhri erdhi derisa demonstratat vazhdojnë të mbyllin pjesët e Otavës dhe Urën e Ambasadorit Windsor, lidhja më e rëndësishme tregtare SHBA-Kanada.

Bllokimi i infrastrukturës thelbësore tani do të jetë “ilegale” sipas urdhrit, tha Kryeministri i Ontarios, Doug Ford.


Protestuesit mund të përballen me deri në një vit burg dhe 100,000 dollarë kanadezë (79,000 dollarë) në gjobë, shtoi ai.

Ford tha se urdhri do të zbatohet për këdo që pengon lëvizjen e mallrave, njerëzve dhe shërbimeve përgjatë pikave kufitare ndërkombëtare, aeroporteve, porteve dhe autostradave kryesore.

Protestat në mbarë vendin kundër vaksinimit të detyrueshëm të COVID-19 gati të hyjnë në fundjavën e tyre të tretë.

I ashtuquajtur “Konvoji i Lirisë” u organizua muajin e kaluar në përgjigje të futjes së një rregulli të ri që të gjithë shoferët e kamionëve duhet të vaksinohen për të kaluar kufirin SHBA-Kanada. Protesta që atëherë është shndërruar në një sfidë më të gjerë ndaj kufizimeve shëndetësore të COVID-19. /Telegrafi/