Gjysmë ore para se seanca e Kuvendit të Kosovës të fillojë për ratifikimin e marrëveshjes së shënjimit të vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi, partia më e madhe opozitare në vend, Lëvizja Vetëvendosje, ka thirrur një protestë gjithëpopullore për kundërshtimin e kësaj marrëveshje.
Zyrtarë të Vetëvendosjes, ditë më parë kanë paralajmëruar se protesta do të jetë paqësore.
Protesta pritet të fillojë në orën 11:00 në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës, ndërkaq Telegrafi.com do t’ju mbajë të informuar në kohë reale.
Demarkacioni nuk ratifikohet, protesta përfundon e qetë
Pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Kosovës për demarkacion, para protestuesve ka dalë lideri i VV-së, Visar Ymeri dhe deputetët e tjerë të VV-së.
Masës i janë drejtuar Visar Ymeri dhe Albin Kurti të cilët i kanë falënderuar të gjithë ata që kanë protestuar më parë dhe kanë nënshkruar peticionin, duke thënë se kështu kanë shpëtuar 8 mijë hektarët e tokës së Kosovës.
“Uroj që të shihemi në fitore dhe beteja të reja”, ka thënë Kurti, duke kërkuar lirimin e aktivistëve të burgosur.
Ndërkaq protestuesit kanë brohoritur “Fitore, fitore”, dhe tashmë zyrtarisht protesta ka përfunduar, dhe protestuesit kanë filluar të shpërndahen./Telegrafi/
Pritet me ovacione nga protestuesit heqja e ligjit për Demarkacion (Video)
Lajmi për tërheqjen e ligjit për Demarkacionin me Malin e Zi nga Qeveria e Kosovës, është pritur me ovacione nga protestuesit para Kuvendit.
Protestuesit i janë gëzuar këtij vendimi dhe kanë filluar të duartrokasin dhe të brohorasin “Vetëvendosje”.
Ndërkaq Dardan Sejdiu para protestuesve ka theksuar se kjo është fitore e jona.
“Do të qëndrojmë këtu derisa të sigurohemi nga deputetet se nuk ka mundësi të votohet demarkacioni”, ka thënë Sejdiu./Telegrafi/
Vazhdon ende protesta kundër Demarkacionit (Foto)
Tashmë numri i protestuesve tek Kuvendi i Kosovës është zvogëluar, kjo për shkak se disa nga ta janë larguar pasi që nuk kanë mundur ti rezistojnë temperaturës.
Ndërkaq një pjesë e tyre vazhdon të lëvizë përreth Kuvendit, raporton Telegrafi.
Numri i policëve është shtuar në 20 minutat e fundit, mirëpo deri më tani nuk ka ndodhur asnjë provokim nga ana e protestuesve./Telegrafi/
Situata vazhdon të jetë e qetë, protestuesit pushojnë nën hijen e pishave (Foto)
Protestuesit të cilët tash e dy orë janë vendosur në sheshin “Adem Jashari”, në mes Kuvendit të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, kanë vendosur që të pushojnë pak.
Shumica nga ta kanë vendosur që të ulen nën hijen e pishave afër Komunës së Prishtinës, e kjo për shkak të temperaturave që po mbretërojnë në vend.
Deri më tani situata vazhdon të jetë e qetë./Telegrafi/
Protestuesit brohorasin “Poshtë qeveria”, “Hajnat në burg”… (Foto)
Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në sheshin “Adem Jashari” në mes Kuvendit të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës.
Situata tani për tani vazhdon të mbetet e qetë, përderisa protestuesit po brohorasin “Hajnat në burg”, “Isa, Hasha Esat pasha”, “Poshtë qeveria”
Ndërkaq policia tashmë ka filluar të ngushtojë rrethin duke bërë kështu që dalëngadalë ti largojë pak protestuesit nga ndërtesa e Kuvendit./Telegrafi/
Protestuesit zhvendosen në sheshin “Adem Jashari” (Foto)
Protestuesit tashmë janë nisur në sheshin “Adem Jashari” në pjesën prapme të Kuvendit të Kosovës.
Sipas organizatorit të protestës aty do të mund të dëgjohet më shumë zëri i tyre.
Ndërkaq policia ka bërë kordonin policor para rrethojave të ndërtesës së Kuvendit.
Në anën tjetër nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sjediu theksoi para masës se Kosova nuk ka tokë për të falur, dhe se Demarkacioni nuk kalon./Telegrafi/
Disa nga protestuesit tashmë arrijnë në sheshin “Skënderbeu” (Foto)
Tashmë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë ka filluar grumbullimi i protestuesve.
Pjesë e tyre janë edhe banorët nga Rugova e Pejës, të cilët kanë ardhur për të protestuar rreth Demarkacionit.
Ata po mbajnë në duar parulla si “Demarkacion PO, Koucensione JO” , “Nuk falim toka” etj.
Në duar ata po mbajnë edhe flamurin e Dardanisë, flamur ky i cili është përdorur në kohën e ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Madje një qytetar i veshur me rroba kombëtare më herët i kishte shkuar secilit polic afër duke ju folur ku në dorë mbante flamurin autochthonous./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri