E plotësuar: Me moton “Për Shqipërinë në Rrezik” me mijëra qytetarë janë mbledhur para Kryeministrisë në Tiranë.
Protesta e thirrur nga Partia Demokratike kundërshton rritjen e çmimeve dhe shpopullimin, ku sipas opozitës faktor është qeveria, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.
Sali Berisha, kreu i PD i zgjedhur nga procesi i zhvilluar nga Rithemelimi, e ka cilësuar këtë tubim si fillimin e rrëzimit të regjimit të Ramës.
Protesta ka nisur pak pas orës në orën 19.00 dhe do të zgjasë deri në orën 21.00, ku po mbajnë fjalën qytetarë, deputetët të PD ndërsa në fund edhe Sali Berisha.
Protesta është paralajmëruar që do të jetë paqësore, ndërsa policia ka vënë në gatishmëri mbi 1000 efektivë për të siguruar mbarëvajtjen e saj.
Kryeministria ka blinduar dyert e saj që një ditë më parë, ndërsa në gatishmëri po qëndrojnë autobotet me ujë për shpërndarjen e turmave në raste dhune si dhe njësi nga shërbimi zjarrfikës dhe shëndetësor.
Në kuadër të protestës janë bllokuar disa segmente rrugore në Tiranë si Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Rruga “Gjergj Fishta”, Bulevardi “Bajram Curri”, Bulevardi “Zhan D’Ark”.
E plotësuar: Berisha del nga selia, u bashkohet protestuesve
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga selia e Partisë Demokratike. Protesta e thirrur prej tij ka nisur zyrtarisht.
Berisha i është bashkuar turmës së qytetarëve. Ai shoqërohet nga nënkryetari Luçiano Boçi dhe deputetë të tjerë të Partisë Demokratike.
Ish-kryeministri do t’u bashkohet qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë.
“Shqipëria në rrezik: Mos thuaj ç’më duhet mua”, është slogani i protestës së sotme thirrur kundër qeverisë. Qëllimi i demokratëve sikurse e kanë deklaruar është largimi i Edi Ramës.
Në protestën e sotme do të ketë një sërë fjalimesh dhe do të mbyllet me atë të ish-kryeministrit Berisha. g.v/abcnews.al
E plotësuar: Ka nisur protesta e parë e opozitës që nga marrja e drejtimit të PD-së nga ana e Sali Berishës
Protestuesit qëndruan në sheshin ‘Skënderbej” dhe “Nënë Tereza” dhe po lëvizin drejt godinës së Kryeministrisë.
Kreu i PD-së është i shoqëruar nga deputetë dhe aleatë të tij.
E plotësuar: Forcat policore kanë nisur të shtojnë praninë e tyre në kryeqytet, në pritje të protestës së organizuar nga Partia Demokratike
Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, rreth kryeministrisë janë mbledhur forca të shumta policore, në mënyrë që të shmanget çdo incident i mundshëm në tubimin e sotëm.
Sipas organizatorëve protesta do të nise në orën 19:00 dhe do të përfundojë në orën 21:00. Policia nuk ka informacione për skenare që cenojnë rendin, por po implementon në terren planin e masave anti-tubim.
Garda do të shtojë sigurinë në institucionet që shtrihen përgjatë bulevardit “Dëshmoret e Kombit”, kryesisht Kryeministrisë.
Në bulevard janë montuar dhe kamera me revolucion të larte që do të monitorojnë tubimin. Në gatishmëri do të qëndrojnë autobotët me ujë për shpërndarjen e turmave si dhe njësi nga shërbimi zjarrfikës dhe shëndetësor.
Prej orës 19:00, bulevardi “Dëshmoret e Kombit” nga kryeministria deri tek ish-hotel Dajti do të jetë i bllokuar për lëvizjen e mjeteve. Ndërsa në akset e tjera do te ketë qarkullim normal.
Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, janë:
– bulevardi “Dëshmorët e Kombit”;
– rruga “Gjergj Fishta”;
– bulevardi “Bajram Curri”
– bulevardi Zhan D’Ark
Policia apelon të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë