Protestat në Kosovë, asnjëherë nuk kanë dhënë rezultate pasi kanë prodhuar dhunë, konfrontim në mes të forcave të policisë dhe qytetarëve, destabilizim, madje edhe viktima.
Kështu së paku mendon analisti Ramush Tahiri, sipas të cilit, protestat, kryesisht kanë shërbyer për të mobilizuar radhët e militantëve partiak në vend.
Tahiri për protestën e së shtunës të organizuar nga partia opozitare Lëvizja Vetëvendosje (LVV), theksoi se kjo protestë është thirrur nga partia politike e cila ka përkrahje nga disa grupacione politike, por që sipas tij nuk do të ketë masivitet.
“Protesta është thirrur nga partia politike e cila ka përkrahje nga disa grupacione politike por nuk duket që do të ketë masivitet. Masiviteti është relativ, pasi nuk ka përkrahje nga partitë tjera, pasi nuk e konsiderojnë si një protestë opozitare, dhe si një protestë me objektiv pak më të madh, por është thirr me një objektiv pak më të vogël sikur që është çështja e presidentit dhe e dialogut. Konsideroj që protestat në Kosovë, asnjëherë nuk kanë dhënë rezultate, kanë prodhuar dhunë, kemi pasur dhe viktima, kanë prodhuar destabilizim dhe kanë pasur konfrontim në mes forcave të rendit dhe qytetarëve. Përndryshe asnjë protestë në Kosovë (prej pas lufte), nuk është kurorëzuar me ndonjë rezultat ose me ndonjë veprim në Kuvend ose në qeveri. Zakonisht protestat kanë shërbyer për të mobilizuar radhët e militantëve partiak”, ka thënë Tahiri.
Ai po ashtu shtoi se protesta e Vetëvendosjes do jetë një provë për këtë parti politike nëse do të ketë përkrahje në elektorat pas ndarjes së saj.
“Do të shihet se si do ta ketë edhe karakterin, a do të vazhdojë Vetëvendosje me militantizmin e saj”, ka thënë Tahiri.
Ndërkaq, protestën e së shtunës nuk e ka përkrahur Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e cila ka thënë se nuk do t’i bashkohet kësaj proteste.
E, njëjtë me këtë parti nuk mendon deputeti i kësaj partie, Haxhi Avdyli i cili ka bërë të ditur se ai do të marrë pjesë.
Mbështetës tjetër i kësaj proteste do të jetë edhe deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, i cili u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë pjesë e kësaj proteste.
Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje për protestën e thirrur më 29 shtator (e shtunë) në orën 14:00 ka zhvilluar takime me qytetarët e Kosovës, me të cilët ka diskutuar për “aventurat e rrezikshme të presidentit Thaçi”.
Sipas Vetëvendosjes, presidenti Thaçi kokë më vete, pa autorizim e pa legjitimitet ka folur në emër të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë