Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) sot mbajti një protestë në kryeqytet me kërkesa si shtesën prej 100 eurove për punëtorët deri në miratimin e Ligjit për Paga, zbatimin e Ligjit për sigurime shëndetësore, pranimin e përvojës së punës gjatë viteve të 90-ta, etj.

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli në deklaratën e tij para protestuesve tha se protestat janë “alarm” që ftojnë vëmendje e shpalosin kërkesat e qytetarëve.


“Mos na shpërfillni dhe hapna derën e dialogut social, pasi shqetësimet tona janë reale dhe të përbashkëta”, tha ai.

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj tha se BSPK nuk është më e vogël dhe këtë madhështi ia jep SBASHK-u dhe sindikatat tjera.

“Qeveria sot e sheh se nuk po flet as Atdhe Hykolli, as Rrahman Jasharaj por punëtoria e Kosovës”, tha ai.

“Qeveria që po thotë se është e Kosovës le të tregohet se është e tillë...Ose do të bisedojmë për kërkesat tona ose do të shkojmë në grevë...”, u shpreh Jasharaj.

Më poshtë mund t’i shihni fotografitë nga protesta e BSPK-së, të realizuar nga fotografi i Telegrafi.com, Ridvan Slivova. /Telegrafi/

00 5

0 5

01

1 70

02 1

2 26

03 1

3 22

04

4 17

05

06

07

09

9 9

10 5

11 10

12 7

13 6

14 4

15 1

hykolli 1

16 1