Bayer Leverkusen ka shënuar fitore ndaj Kaiserslautern me rezultat 1-0 në finalen e Kupës së Gjermanisë, ku vendosi super goli i shënuar nga Granit Xhaka.

Goli erdhi në minutën e 17-të, kur Xhaka realizoi me një super goditje nga 30 metra.


Ai kishte paraqitjen më të mirë në fushë, duke u vlerësuar si lojtarë i ndeshjes me notën 8.1.

Xhaka kishte 102 prekje të topit, ndërsa nga pasimet ai kompletoi 85 nga 93 sa tentoi.

granit xhaka 5

Mesfushori shqiptar fitoi pesë nga tetë duelet, ndërsa krijoi edhe një rast të madh për bashkëlojtarët. /Telegrafi/

telegrafi sport app