LAJMI I FUNDIT:

Propozimi i Shalës për të mbyllur debatin e taksës

Propozimi i Shalës për të mbyllur debatin e taksës

Letra e fundit që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dërguar institucioneve të Kosovës, për pezullimin e taksës, po llogaritet si çarja e parë mes raporteve Kosovë –  SHBA.

E gjithë kjo, për shkak të këmbëngulës së kryeministrit Ramush Haradinaj, për të mos hequr taksën ndaj produkteve të Serbisë e Bosnjës.

Por, për të dalë nga kjo krizë, eksperti i sigurisë nga “East Bridge Academy” Drizan Shala, ka dhënë një propozim  për të cilën tregon veprimet që duhet ndërmerren nga Qeveria e Kosovës, për ta mbyllur debatin e taksës.


Përmes një shkrimi në Facebook, Shala konsideron se Agjencia e Ushqimit, duhet të kërkojë që në ligjin për import që futet një nen, për cilësinë e produkteve…

“Propozim Qeverisë. Nën autoritetin e saj e ka Agjencionin e Ushqimit të Kosovës (AUK) dhe kjo e fundit mundet me kërkuar që në ligjin për import të futet një nen për cilësinë e produktit. Dhe kështu taksa për ato produktet që nuk kalojnë verifikimin t’ju vendoset taksa 100%”.

“Me këtë veprim do kishte me u përmbyll debati i taksës dhe në arenën ndërkombëtare me arsyetimin që vendi i origjinës të produktit nuk është duke plotësuar kriteret për t’ju liruar nga taksa 100% në taksen normale që ka në RKS-së”, ka shkruar Shala./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Kalo në kategori