LAJMI I FUNDIT:

Propozimi i Ramës për sovranitet të bektashinjve, Kocaqi e konsideron tradhti kombëtare: E dënueshme me burg

Propozimi i Ramës për sovranitet të bektashinjve, Kocaqi e konsideron tradhti kombëtare: E dënueshme me burg

Nisma për krijimin e një shteti Bektashi brenda territorit të Shqipërisë, e prezantuar nga kryeministri Edi Rama, është “e pabesueshme” për historianen Elena Kocaqi.

“Të dalë kryeministri i një vendi dhe të vërë në pikëpyetje sovranitetin e vendit, kjo është e paprecedentë në historinë botërore”, tha Kocaqi për A2 CNN.

Për mua është një nga aventurat më të rrezikshme të gjithë karrierës politike të Edi Ramës, sepse gjatë gjithë karrierës së tij ka bërë aventura në politikën e jashtme, por kjo është një aventurë kaq e rrezikshme…”.


Sipas saj, kjo nismë, e prezantuar fillimisht në një artikull në gazetën amerikane “New York Times” por e artikuluar shkurtimisht edhe gjatë fjalimit të Ramës në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, është në kundërshtim me legjislacionin në Shqipëri, me disa nene të Kushtetutës.

“Nuk mund të vihet në diskutim territori i vendit. Pra, në momentin që ti vë në diskutim territorin e vendit, ky është akt më i lartë i tradhtisë kombëtare, më i dënueshmi nga kodi penal. Ka një nen, 208, të kodit penal, i cili thotë që në momentin që ti jep në mënyrë të pjesshme apo të plotë territorin e vendit tënd një shteti të huaj…”, tha Kocaqi.

“Sepse kur krijohet shtet ti nuk ke më sovranitet. Dhe është dhënie territori. Atëherë dënimi është nga 15 vjet deri në burgim të përjetshëm, për çdo funksionar shtetëror që mund të ndërmarrë një veprim të tillë kundër Republikës së Shqipërisë. Pra në këtë rast kryeministri shkon për burg, jo më ta diskutojë këtë çështje në Parlament”, shtoj ajo.

Kocaqi tha se kjo çështje as nuk mund të vendoset me referendum popullor.

“Kushtetuta mund të ndryshohet për çdo gjë në lidhje me organizimin e brendshëm të vendit. Por në lidhje me Pavarësinë, sistemin demokratik dhe të drejtat e njeriut, janë vendosur me rezervë kushtetuese që nuk ndryshohen, as me referendum e as nga Parlamenti dhe Gjykata Kushtetuese e hedh poshtë”, tha ajo, duke sulmuar ashpër kryeministrin.

“Edi Rama e trajton territorin e Republikës së Shqipërisë sikur ia ka lënë i ati me të ëmën dhe jo sikur është territor i të gjithë shqiptarëve. Kush është Edi Rama të diskutojë territorin e Republikës së Shqipërisë. Vepra për të negociuar territorin e një vendi është më e lartë se akti terrorist, është më e lartë se krimet kundër njerëzimit, më e lartë se gjithë krimet që mund të bëjë, një kodin penal, një individ”, tha Kocaqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori