Duhet të dobësoheni apo jeni në formë të mirë? Nuk ekziston problemi vetëm te kilogramët e tepërt. Çdo gjë varet nga konstrukti i trupit!
Peshorja nuk mjafton
Cila është pesha e juaj e vërtetë? Përherë kur e matni peshën tuaj trupore kujtohuni se kufijtë idealë të peshës për gjatësinë tuaj mund të jenë shumë të ndryshueshme.
Sipas dietologëve dhe mjekëve të estetikës, varet shumëçka nga konstrukti i trupit. Nuk do të thotë se ju dhe shoqja juaj, me gjatësi trupore të njëjtë (1.60), të dyja duhet të keni nga 48 kilogramë (pesha më e ulët për atë gjatësi). Ndoshta ju mund të jeni perfekte me 52 apo madje 55 kilogramë peshe.
• Nuk janë të gjithë trupat e femrave të njëjtë. Janë theksuar pesë tipe trupash të femrave: nga "të "butat", përkatësisht të "imtat", me kocka të vogla dhe pa linja të theksuara, deri te ato "të bujshme", me krahë dhe kërdhokulla të gjera. Nuk mund të kalojmë nga njëri tip në tjetrin, madje as me dieta më të ashpra.
• Mundeni dhe duhet të kujdeseni që të mos i kapërceni kufijtë e peshës dhe të masës të cilat u përshtaten tipit tuaj, pastaj trajtimeve të ndryshme estetike (gjimnastika, masazhi, kremrat e të tjera) "të përmirësohen", kur është e nevojshme, pikat kritike, siç janë kërdhokullat, vithet, të cilat të parat dalin "jashtë masave".
Krahët 97 cm
Për femrën me shtat të mesëm, jo shumë muskulore, jo shumë skofiare, masa e krahëve (dhe duarve) është përafërsisht 97 cm.
Në qoftë se dëshironi t’i forconi krahët e lëshuar, ushtroni: preferohen noti apo disa ushtrime me pesha të vogla. Edhe gjoksi do të bëhet më i forcuar, ndërkaq qëndrimi dhe pamja e tërë shtatit do të përmirësohen.
Gjoksi 18 – 22 cm
Për t’i zbuluar se a i keni sisët proporcionale dhe të forta, bëjeni këtë test: në një linjë të imagjinuar lidhini majat e sisëve njërën me tjetrën dhe në secilën në formën konkave nën qafë: duhet të formoni një trekëndësh prej 18 deri në 22 centimetra. Në qoftë se keni më shumë? Sisët ju janë lëshuar pak.
Kërdhokullat 0,67 cm
Raporti ideal midis belit dhe kërdhokullave është 0,67 centimetra. Për të zbuluar se a keni parametra të këtillë, masën e belit në centimetra e pjesëtoni me masën e kërdhokullave. Sa më afër 0,67 cm të jetë rezultati, trupi juaj është më proporcional.
Këmbët 33 cm
Femrat me shtat mesatarisht të gjatë (1,60) dhe me shtat mesatar duhet t’i kenë pulpat e këmbëve 33 centimetra, në mënyrë që të lavdërohen se kanë këmbë të gjata.
Në qoftë se jeni nën 33 cm, mos u zhgënjeni: është me rëndësi t’i kuroni në mënyrë që të jenë të holla dhe "t’i zgjatni" me rroba dhe këpucë të përshtatshme. Mos harroni se pa problem mund të mbathni këpucë me take të larta prej së paku 5 centimetrash.
Gjatësia 1,68 cm
Nuk ekziston gjatësi "e përsosur", por loja e masave të përsosura, raporti i të cilave do të duhej të jepte 1,618 . Pjesëtojeni gjatësinë në centimetra (p.sh. 160) me gjerësinë e krahëve (në këtë rast 97 cm) dhe do të fitoni koeficientin e proporcionit: sa më afër 1.68, aq më mirë.
Minitest: Llogaritni treguesin tuaj të trupit
Matini vëllimin e belit (mbi kërthizë) dhe kërdhokullat (tek gilcat), pastaj pjesëtoni aty dy vlera: raporti i përsosur është 1,34.
Bukuria absolute ekziston dhe i përgjigjet formulës së vjetër e cila thotë se ndonjë gjësend është më i harmonishëm kur raporti i ndërsjellë i masave të tij të jetë më afër 1,618. Madje edhe kartelat kreditore janë të bëra në atë mënyrë që gjerësia e pjesëtuar me gjatësinë jep rezultatin 1,618./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Agjërimi gjatë shtatzënisë: A ka ndonjë rrezik të madh shëndetësor?

A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës