Fiks Fare solli këtë të premte rastin e një subjekti “call center” në Durrës, ku punëtorët nuk marrin rrogat dhe nuk u paguhen siguracionet.
Disa punonjës të kompanisë “G.R Communication” u ankuan në redaksinë e emisionit investigativ. Të rinjtë nuk pranuan të dilnin publikisht, pasi kishin frik se, nëse i dilnin kundër pronarit nuk do të punonin dot më as në “call center” të tjerë.
Fiksi solli me zë dhe figurë debatin mes pronarit të kompanisë dhe të rinjve që nuk kanë marrë rrogat. Konfrontimin e fundit që ata patën vendosën ta bënin publik dhe menjëherë ra në sy gjuha e pronarit, që ishte shumë e ashpër.
Ai u kërkoi punonjësve që të tërhiqnin denoncimin që ata kishin bërë ndaj tij dhe pastaj do t’u kalonte paratë.
“Tërhiqni denoncimin, pastaj ju kaloj rrogën. Kam bërë shumë për ju edhe me atë 10 mijë lekësh që ju kam dhënë. Unë e bëra hapin e parë, tani radhën e keni ju”, tha me tone të larta pronari italian, i xhiruar nga kamera e fshehtë. “Nëse nuk hiqni denoncimin është e kotë që flasim”, tha ai.
Përveç bisedës me pronarin denoncuesit takuan edhe disa punonjës të kompanisë, të cilët pohuan se muajin e fundit i kishte hedhur lekët në bankë.
“Këtë muaj na i hodhi në bankë, një për një. I ka hyrë frika pas denoncimit”, tha një punonjëse, ndërsa një tjetër theksoi se nuk e dinte nëse i paguheshin siguracionet tani, ndërkohë që muajt e mëparshëm nuk i janë paguar.
Në këtë “call center” punojnë rreth 150 punëtorë dhe sipas denoncuesve, ata asnjëherë nuk janë siguruar. Pas këtyre fakteve, gazetarët e Fiksit tentuan t’i merrnin një intervistë pronarit të kompanisë, i cili nuk pranoi t’i përgjigjej asnjë pyetjeje të bërë nga gazetarja.
“Dilni jashtë, nuk jeni të mirëpritur këtu. Nuk më intereson t’ju përgjigjem”, tha ai.
Ndërsa ekonomisti i kompanisë nuk u përgjigj fare. Për të marrë një përgjigje zyrtare, grupi i xhirimit të emisionit shkoi në Inspektoriatin e Punës në Durrës. Drejtoresha e këtij institucioni, Silvana Maksuti deklaroi se ky subjekt është inspektuar në shtator të vitit 2016.
“E kemi inspektuar në shtator të vitit 2016, duhet ta kishim inspektuar sërish në bazë të ligjit, por kemi numër të kufizuar inspektorësh ndaj nuk e kemi bërë. Ju falënderojmë juve që e ngritët këtë denoncim dhe ne do ngremë një grup pune menjëherë”, tha Maksuti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Niveli i ujit në liqenin e Ohrit është 14 centimetra nën mesataren
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Siljanovska-Davkova: Propozimi i Kostadinovit është i pahijshëm, qëllimi nuk është i sinqertë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?