Pronari e braktisi duke e lënë në rrugë, reagimi i qenit ka prekur të gjithë (Video)

Një video që ka prekur të gjithë tregon momentin kur një qen u braktis - me gjasë nga pronari i tij - në një rrugë në Trentham të Anglisë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë Shoqëria Mbretërore për Parandalimin e Mizorisë për Kafshët ajo që publikoi pamjet e kamerave të sigurisë.
Një gjë e tillë është bërë, siç thuhet më tej, me shpresën se dikush mund të identifikonte dy burrat që e kishin lënë qenin e njohur tani si Snoop në cep të një rruge në Trentham, Stoke më 17 dhjetor rreth orës 5:00 pasdite.
Pas publikimit të pamjeve, thuhet se shumë njerëz, kanë shprehur interesimin për ta adoptuar qenin, përfshirë edhe figura të njohura. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































