LAJMI I FUNDIT:

Promovohen procedura të thjeshtëzuara për tatimin personal në Maqedoni

Promovohen procedura të thjeshtëzuara për tatimin personal në Maqedoni

Drejtoria për të ardhura publike sot do ta promovojë projektin për thjeshtësimin e procedurave për tatimin personal mbi të ardhurat për tatimpaguesit dhe personat fizik. Projekti është implementuar në vitin e fundi dhe është financuar nga BE-ja në vlerë prej 98.530 euro.

Nga DAP konsiderojnë se projekti do të mundësojë thjeshtësimin e procedurave për paraqitje dhe pagesë të tatimit personal mbi të ardhurat për ndërmarrjet dhe për qytetarët.

Fokusi i projektit është zvogëlimi i barës administrative dhe shpenzimet për llogaritje dhe pagesën e tatimeve, rritje të efikasitetit tatimor dhe ndjekjes së pagesës së tatimit personal mbi të ardhurat.


Në kuadër të projektit janë zhvilluar ueb shërbime tatimore të bazuara dhe të shfrytëzuesve të orientuar “e-Tatim personal mbi të ardhurat” për paraqitje dhe pagesë të tatimit personal mbi të ardhurat nga ana e qytetarëve dhe ndërmarrjeve dhe janë përforcuar kapacitetet e Drejtorisë për të ardhura publike për mbajtjen dhe zhvillim të mëtutjeshëm të sistemit.

Me sistemin e ri softuerik “e-Tatim personal mbi të ardhurat” do të mundësohet ndjekje në kohë reale të llogaritjeve dhe pagesës së tatimit personal mbi të ardhurat për persona fizikë nga aspekti i të ardhurave të realizuara sipas të gjitha bazave, si dhe planifikim më të mirë të financave publike për organet shtetërore, që planifikohet të implementohet në janar të vitit 2018 pas miratimit të ndryshimeve të Ligjit për tatim personal mbi të ardhurat.

Përmes sistemit e-pdd.ujp.gov.mk do të mundësohet dhënie e Fletëparaqitjes së plotësuar tatimore vjetore nga ana e DAP-it në vitin 2019 për të ardhurat të cilat qytetarët i kanë realizuar në vitin 2018./Alsat-M/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori