Promovimi i librit "Secili me liqenin e vet" sjell mrekullinë e fjalëve në librarinë "Dukagjini"

Në librarinë "Dukagjini" u promovua libri "Secili me liqenin e vet" nga shkrimtari Nenad Joldeski, një ngjarje e jashtëzakonshme e zhvilluar më 5 tetor 2023. Ky ishte botimi i dytë i kolanës së "Effugium", për të cilin folën dy personalitete të njohura në botën e letërsisë, Orjela Stafasani dhe përkthyesi Salajdin Salihu.Promovimi i librit ishte një moment shumë i pritur nga dashamirësit e letërsisë dhe librarisë "Dukagjini" u bë vendi ku emocionet dhe mrekullitë e fjalëve erdhën së bashku për të krijuar një atmosferë të veçantë.

Përkthyesi Salajdin Salihu shpalosi pasazhe të përkthyer në gjuhën shqipe që sollën përpara audiencës magjinë e fjalëve dhe talentin e tij si përkthyes. Salihu tregoi se si përkthimi mund të sjellë libra të huaj në jetë edhe për ata që nuk i kuptojnë origjinalisht, duke krijuar një punë të rëndësishme në promovimin e krijimtarisë së autorëve të huaj.


















































