Në dhjetor të vitit 2022, Ministria e Punëve të Brendshme ka nënshkruar kontratë me kompaninë gjermane “Verdios GMBH” për furnizim me pasaporta për qytetarët e Kosovës.
Kjo kontratë e lidhur me kompaninë gjermane erdhi disa muaj pasi në vend pati krizë për material për pasaporta dhe kërkesat e qytetarëve nisën të shtoheshin dita ditës.
Kontrata e lidhur më 27 dhjetor 2022 me kompaninë “Veridos GMBH” ishte nënshkruar me procedurë të negociuar dhe procedurat ishin udhëhequr nga ministria që udhëhiqet nga ministri Xhelal Sveçla.
Kallxo ka zbuluar se kompania e përzgjedhur për furnizim me pasaporta në fund të vitit 2022 kishte probleme serioze me ligjin në kohën kur po nënshkruhej kjo kontratë.
Të dhënat tregojnë që më 22 gusht të vitit 2022, Prokuroria e Prishtinës kishte ngritur aktakuzë ndaj kompanisë dhe personave përgjegjës me akuzën se kjo kompani kishte tentuar t’i fuste në Kosovë 25 mijë pasaporta pa i doganuar.
Aktakuzën që e kishte ngritur në atë kohë prokurori Bekim Kodraliu, e kishte mbështetur në disa prova e fakte të cilat tregonin se kompania akuzohet se e ka dëmtuar buxhetin e Kosovës me 173,258 euro.
Dosja tregon se të akuzuar në këtë rast janë dy persona fizik dhe vet kompania si person juridik pra kompania gjermane “Veridos GMBH”, e kontraktuar nga Ministria e Punëve të Brendshme. V.Uj dhe R.W janë akuzuar si persona fizikë ndërsa kompania edhe si subjekt juridik.
“V.UJ ka paraqitur dokumente të rrejshme, respektivisht faturën me nr.155055939 lidhur me sasinë e pasaportave, i cili në deklaratën doganore R-6114/2020 ka paraqitur për zhdoganim 175.000 copa pasaporta ndërsa pas verifikimit dhe kontrollit nga ana e zyrtarëve doganorë ka rezultuar të jenë 200.000 copa pra 25.000 pasaporta më pak e ku me këtë e ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në shumën prej 29,389.50 euro” – thuhet në aktakuzë.
Aktakuza tutje sqaron se veprimi për të cilin akuzohet kompania ishte kryer në mes viteve 2016, 2017 dhe 2018.
“Deklaratat Unike Doganore, ndër të tjerash ato me nr. R-15765, R-6707, R-6727 si dhe R-6114 të paraqitura për zhdoganimin e mallit në datat e lartcekura nuk kanë qenë të sakta dhe të njëjta me deklaratat e sjellura më vonë sipas kërkesës së Doganës së Kosovës për mallin e lartcekur, krejt kjo me qëllim të shmangies se pagesave të taksave doganore në shumën prej 24,651.00 euro si dhe tatimit mbi vlerën e shtuar në shumën prej 148,607.58 euro, çka me këtë e ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në shumën totale prej 173,258.58 euro” – thuhet në aktakuzë.
Tenderi i kontraktuar me kompaninë me bazë në Berlin – “Veridos GMBH” kap shifrën e 4 milionë e 21 mijë e 164 eurove.
Kjo kompani është kontraktuar me procedurë të negociuar dhe do të bënte furnizimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme me dokumente blako, pasaporta, letërnjoftime dhe patentë shoferë.
Mediumi ka kërkuar sqarime nga kjo kompani për këto rrethana mirëpo të njëjtit nuk kanë dhënë sqarime konkrete.
“Ju lutemi kuptoni se ne përgjithësisht nuk jemi në gjendje të komentojmë mbi çështjet ligjore në lidhje me marrëdhëniet me klientët. Nëse keni pyetje specifike në lidhje me produktet ose shërbimet tona, ne do të jemi të lumtur t’ju ofrojmë informacion” – janë përgjigjur nga kompania “Veridos GMBH”.
Dogana e Kosovës më 23 shkurt të vitit 2021 kishte dërguar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës në lidhje me veprimet që dyshohet se i kanë kryer dy të pandehurit si dhe kompania gjermane.
Pjesë e dosjes së prokurorit Kodraliu është edhe kontata që kishte lidhur MPB me kompaninë “Veridos GMBH” në vitin 2016.
Prokurori Kodraliu në atë kohë kishte urdhëruar edhe konfiskimin e 25 mijë pasaportave të cilat kompania gjermane kishte tentuar t’i shmangte nga tatimi doganor.
“Propozoj gjykatës që të konfiskojë mallin e sekuestruar 25 mijë copë pasaporta që janë fshehur dhe nuk janë raportuar për zhdoganim Doganës së Kosovës e të cilat pasaporta me urdhrin e gjykatës më 11 maj 2022 tashmë i janë dhënë në shfrytëzim MPB-së për nevoja zyrtare” – thuhet në aktakuzë.
I pandehuri V.Uj, në dëshminë e tij kishte thënë se rasti ishte gabim teknik ndërsa përfaqësuesi drejtori i filialit të kompanisë gjermane për Kosovë, R.W., nuk kishte përgjigje të saktë se pse kishte ndodhur rasti./Kallxo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/7komuna-780x439.jpg)
Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para
![Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476500682_594419616732489_5834864377079471635_n-e1739193450181-780x439.jpg)
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eiron-veliaj-780x439.jpg)
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK
![Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën dhe niset urgjent drejt Tiranës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/rama-dhe-veliaj-1-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën dhe niset urgjent drejt Tiranës
![Detaje nga arrestimi i Veliajt, GJKKO vendos arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës dhe arrest shtëpiak për bashkëshorten e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/erion-veliaj-1-e1734623820808-780x439.jpg)
Detaje nga arrestimi i Veliajt, GJKKO vendos arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës dhe arrest shtëpiak për bashkëshorten e tij
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe