Prokuroria Speciale do të ankohet në Gjykatën e Apelit për rastin e Goran Grujoskit
Pas vendimit të Këshillit gjyqësor të gjykatës themelore Shkupi 1, për ndryshimin e paraburgimit të të dyshuarit kryesor në lëndën ''Fortesa'', Goran Grujoski, në burg shtëpiak, ka reaguar Prokuroria Speciale Publike (PSP), duke paralajmëruar ankesë ndaj këtij vendimi, transmeton Telegrafi Maqedoni.
PSP-ja do t'i drejtohet Gjykatës së Apelit për të kërkuar rikthimin e Goran Grujoskit në paraburgim në njësinë e paraburgimit në Shutkë.
Ndryshe, Këshilli gjyqësor, i përbërë nga tre anëtarë, pranoi ankesën e avokatëve mbrojtës të Goran Grujoskit, duke ndryshuar vendimin paraprak të prokurorit, me të cilin, Grujoskit iu shqiptua paraburgimi 30 ditorë./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























