LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj pesë personave, dyshohet se vranë tetë shqiptarë gjatë luftës në Kosovë – njëri prej tyre u dogj për së gjalli

Aktakuzë ndaj pesë personave, dyshohet se vranë tetë shqiptarë gjatë luftës në Kosovë – njëri prej tyre u dogj për së gjalli

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve me D.C, D.N, M.SH, N.S dhe S.J.

Sipas një njoftimi për media për pesë të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar mirë se gjatë luftës në Kosovë, konkretisht në regjionin e Gjilanit, si pjesë e grupit kriminal, në bashkëkryerje edhe me pjesëtar tjerë të paidentifikuar të këtij grupi, të armatosur dhe të veshur me uniforma të kamufluara dhe uniforma jo të rregullta të policisë apo ushtrisë serbe, kanë marrë pjesë në vrasjen e tetë civileve shqiptarë.

“Konkretisht dy nga këto viktima i kanë vendosur në grumbull drunjësh, ku njëri nga ta është djegur për së gjalli, kishin rrahur, maltretuar, torturuar, plaçkitur, dëbuar popullatën civile shqiptare, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë, andaj, – më këtë, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale, Krime Lufte Kundër Popullatës Civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së”, thuhet në njoftim.


Tutje në njoftim bëhet e ditur se për të pandehurit M.Sh dhe N.S., ekziston dyshimi i bazuar mirë, se gjatë zbatimit të urdhër kontrolleve, janë gjetur në pronësi dhe posedim armë, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, me çka të njëjtit kanë kryer veprën penale, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 366 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar

Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori