LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria së shpejti pritet të ngritë kallëzim penal ndaj Gani Thaçit

Prokuroria së shpejti pritet të ngritë kallëzim penal ndaj Gani Thaçit

Prokuroria e Shtetit shumë shpejt pritet të bëjë kallëzim penal ndaj koordinatorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Gani Thaçit dhe shoferit të tij për sulmin fizik që i kanë bërë të mërkurën drejtorit të BKS-së Blerim Pushkollit dhe drejtorit të kompanisë së sigurimeve “Illyria Insurance”, Gianni Sokolic.

Këtë e ka konfirmuar prokurori përgjegjës për komunikim me media në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha, i cili ka thënë se të gjitha procedurat hetimore kanë përfunduar nga prokurori i cili ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë kryer procedurat paraprake dhe pritet të ndërmerren veprime tjera për kallëzim penal”, ka thënë shkurt Berisha për KosovaPress.


Ai nuk ka treguar motivet e sulmit  për këtë rast ku është  përfshirë Gani Thaçi, vëllai i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Sulmi fizik ndaj Pushkollit dhe Sokoliq ka ndodhur dje në zyrën e BKS-së rreth orës 12:00.

Rastin e kanë konfirmuar edhe Policia sipas së cilëve në rrugën “Lidhja e Pejës” ka ndodhur një përleshje fizike mes tre personave.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore te cilat konform rekomandimeve te prokurorit te shtetit i cili po ashtu ka dale ne vendin e ngjarjes, po ndërmarrin veprimet e mëtutjeshme hetimore e procedural”,  ka thënë dje zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ndryshe, në shtator të vitit 2016, me përkrahjen e pa rezervë të Gani Thaçit, vëllait të presidentit të Kosovës, Blerim Pushkolli është zgjedhur drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve.

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) në atë kohë kishte aprovuar vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) për zgjedhjen e Blerim Pushkollit në cilësinë e drejtorit të ri.

Në trend Lajme

Më shumë
Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Lajme
Elezi: Disa pako me fletëvotime që janë dërguar direkt në përfaqësitë diplomatike, nuk konsiderohen të rregullta

Elezi: Disa pako me fletëvotime që janë dërguar direkt në përfaqësitë diplomatike, nuk konsiderohen të rregullta

Politikë
“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
AGK: Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore

AGK: Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore

Lajme
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori