LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Publike e Shkupit kërkon paraburgim për vrasjen e djeshme

Prokuroria Publike e Shkupit kërkon paraburgim për vrasjen e djeshme

Prokurori Publik ka dhënë urdhër për kryerjen e hetimit ndaj një personi për veprën penale ‘vrasje’.

“I dyshuari, 24 vjeç, më 12 prill, rreth orës 11:00, ndërsa kreu dhunë në familje në shtëpinë e tij, vrau babanë. Përkatësisht, pas një konflikti verbal për shkak të marrëdhënieve familjare të trazuara më parë, i dyshuari iu afrua babait të tij dhe e goditi me thikë disa herë në pjesën e krahut, kokës dhe qafës”, njoftojnë nga Prokuroria e Shkupit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, viktima ka arritur të shpëtojë dhe të shkojë në Qendrën klinike ‘Nëna Tereza’, por për shkak të gjakderdhjes së rëndë si pasojë e plagëve, ai humbi jetën para hyrjes së Qendrës Klinike.


Incident në Shkup, një i vdekur
Lexo po ashtu Incident në Shkup, një i vdekur

Meqenëse ekzistojnë rrethana që rrezikojnë arratisjen e të dyshuarit ose pengimin e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë, prokurori publik i paraqiti një propozim gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për masën e paraburgimit.