Prokuroria Publike dha urdhër të hulumtohet gjaku dhe urina e vozitësit të autobusit të aksidentuar në autostradën Shkup - Tetovë

Prokurori Publik i Prokurorisë Publike Shkup po bën këqyrjen e vendit të ngjarjes në vendin ku ndodhi aksidenti i sotëm në autostradën Shkup - Tetovë dhe ku humbën jetën 13 persona.
Për të vërtetuar arsyet e aksidentit, prokurori publik dha urdhër për autopsinë e të vdekurve si dhe të bëhet kontrolli teknik i autobusit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Gjatë natës vendi i aksidentit do të sigurohet, ndërsa mbikëqyrja dhe tërheqja e autobusit do të vazhdojë gjatë ditës së nesërme.
Vozitësi i autobusit është i lënduar dhe i hospitalizuar, ndërsa nga ana e Prokurorit Publik është dhënë urdhër për analizën e gjakut dhe urnës së tij./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/02/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































