LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria po merret me rastin e vrasjes në AKI

Prokuroria po merret me rastin e vrasjes në AKI

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka mbajtur sot mbledhjen, ku në raportim ka qenë shefi i AKI-së, Shpend Maxhuni.

Ganimete Musliu, kryetare e Komisionit për AKI, ka thënë se në detaje janë informuar për të gjitha zhvillimet në vend.

Sa i përket vizitës së presidentit Hashim Thaçi në Ujman, ajo tha se nuk beson që ka shkelje ligjore.


“Besoj që nuk ka shkelje ligjore sa i përket pjesëmarrjes së drejtorit aty. Nuk kemi bë pyetje se nuk ka qenë shkelje”, tha Musliu.

Ndërsa sa i përket vrasjes që ka ndodhur kohë më parë në AKI, ajo ka thënë se tashmë po merret prokuroria.

Vrasje në ndërtesën e AKI-së
Lexo po ashtu Vrasje në ndërtesën e AKI-së

“Rasti i vrasjes, rasti i rëndë tragjik me përmasa shqetësuese për opinionin, tashmë me rastin merret prokuroria, do të kemi një epilog. Nuk jemi të interesuar ta dëmtojmë këtë proces, por të zbardhet më shpejt. Ne kemi kërkuar përgjegjësi, disiplinë e rregull brenda institucionit, zero tolerancë sa i përket rasteve të tilla, sepse AKI është institucion më i lartë i sigurisë. Kemi kërkuar kujdes të shtuar që rasti i fundit mos të përsëritet”, u shpreh Musliu.

Policia jep detaje rreth vrasjes në ndërtesën e AKI-së
Lexo po ashtu Policia jep detaje rreth vrasjes në ndërtesën e AKI-së

Ndryshe, muajin e kaluar një përleshje mes punëtorëve të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, përfundoi me vrasje. Isa Sejdiu mbeti i vdekur pas plagëve që mori nga dy plumbat që u gjuajtën në drejtim të tij.

Pjesëtari i sigurimit në AKI-së, Valon Ibërdemaj dyshohet se gjuajti me armë drejt kryekuzhinierit Sejdiu, duke e lënë këtë të fundit pa shenja jete.

Ngjarja ndodhi brenda objektit të AKI-së, institucioni ky me sigurinë më të lartë në vend. AKI ka hedhur poshtë mundësinë që rasti të ketë të pasur të bëjë me çështje që ndërlidhen me veprimtarinë e këtij institucioni.

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori