Prokurori publik ka inspektuar vendin ku një fëmijë tetë vjeçar humbi jetën pasi u kafshua nga një qen në vendbanimin "Pintija" të Shkupit.

Prokuroria konfirmoi se po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.


"Prokurori publik ka kryer kontroll në vendngjarje. Është lëshuar urdhër për autopsi dhe po ndërmerren veprime për zbardhjen e plotë të rastit", njoftojnë nga Prokuroria Publike.

MPB-ja sot më herët njoftoi se mbrëmë një i mitur ka vdekur pasi është sulmuar nga një qen që e ka mbajtur fqinji i tij./Telegrafi/