LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria: Një 36-vjeçar dyshohet se tentoi ta vriste kryetarin e Komunës së Haraçinës

Prokuroria: Një 36-vjeçar dyshohet se tentoi ta vriste kryetarin e Komunës së Haraçinës

Prokuroria Publike e RMV-së njofton se ka dorëzuar propozim për paraburgim për një person i cili dyshohet se tentoi ta vriste kryetarin e komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi.

Nga Prokuroria thonë se për shkak se personi në fjalë aktualisht është i pakapshëm për organet e rendit, kërkojnë që masa e paraburgimit të hyn në fuqi pas kapjes së tij. Bëhet fjalë për një 36-vjeçar nga Haraçina.

“Ai dyshohet se më 1 prill ka tentuar të vrasë me dashje kryetarin e kësaj komune dhe ka vënë në rrezik jetën e disa personave të tjerë. Përderisa kryetari i komunës me bashkëpunëtorët e Komunës së Haraçinës dhe punonjësit e një kompanie kontraktuese ishin duke i kontrolluar punët ndërtimore, i dyshuari ka ardhur me motoçikletë, është parkuar dhe i është afruar grupit të njerëzve me një pushkë automatike në duar”.


“Ai filloi të qëllonte mbi kryetarin e komunës dhe goditi me disa plumba dy persona në afërsi të tij”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.

Gjithashtu theksojnë se në MPB kanë dorëzuar urdhrat e nevojshëm për kapjen e personit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori