Një 67 vjeçare është gjetur dje pa shenja jete në fshatin Kuk të Dragashit.
Policia bëri të ditur se dyshohet se ka pasur dhunë në familje.
Lidhur me këtë rast, Prokuroria e Prizrenit i ka thënë Telegrafit se ka nisur hetimet.
“Lidhur me rastin, prokurori kujdestar ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës me urgjencë të dërgohet për kryerje të obduksionit në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, për të kuptuar shkakun e vdekjes”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.
Prokuroria tutje ka shtuar se pas raportit të IML-së, dhe konstatimit të tyre do të veprohet më tutje.
“Po ashtu, prokurori ka autorizuar policinë për ndërmarrjen e veprimeve të tjera hetimore. Rrjedhimisht, rasti është nën hetime”, thuhet në përgjigje.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi deklaroi dje se viktima kishte raportuar edhe më herët për dhunë në familje.
“Sot më datën 26. 12. 2022 në fshatin Kuk të Dragashit është raportuar për një grua 67-vjeçare të vdekur në shtëpinë e saj. Për shkak se e njëjta edhe më herët ka raportuar dhe është viktimë e dhunës, policia në konsultim me prokurorin kanë hapur rastin si vdekje e dyshimtë”, ka deklaruar Bytyqi.
Ndërkaq policia në raportin 24 orësh ka njoftuar vetëm se trupi i viktimës është dërguar në IML.
“Dragash 26.12.2022 – 05:00. Pas një informate të pranuar se viktima femër kosovare ka ndërruar jetë, njësiti përkatës kanë dal në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhej në raport. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Raporti 24-orësh i policisë: Arrestime dhe incidente në rajonin e Prishtinës

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Moti në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë