LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria nis hetimet për blerjen e barnave nga Ministria e Shëndetësisë

Prokuroria nis hetimet për blerjen e barnave nga Ministria e Shëndetësisë

Një ditë pas publikimi të raportit “Depoja e keqpërdorimeve farmaceutike” dhe shfaqjes së dokumentarit me të njëjtën tematikë, autor i së cilës është instituti Columbus, Prokuroria e Shtetit është aktivizuar.

Prokurori i Zyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, përmes një email drejtuar Institutit Columbus ka sqaruar se me iniciativën e tij raporti është dërguar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë për hetime të mëtejshme.

“Ju njoftoj se duke u bazuar ne raportin “Depoja e keqpërdorimeve farmaceutike – Blerjet e barnave të listës esenciale shumëfish më shtrenjtë sesa çmimet në treg”, të cilin e keni publikuar dje, unë sot, me datë 30.05.2018, e kam dërguar të njëjtin raport në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe kam kërkuar që të fillohet me grumbullimin e informatave për verifikimin e dyshimeve te ngritura”, thuhet në email.


Columbus dje prezantoi raportin, përmes të cilit ka faktuar që Ministria e Shëndetësisë ka abuzuar me buxhetin për blerjen e barnave të Listës Esenciale për spitale publike duke i blerë më shtrenjtë sesa çmimet reale nga 100 për qind deri në 2000 mijë për qind. Abuzimi me blerjen e barnave ka vlerë milionëshe dhe ka nisur të bëhet që nga fillimi i vitit 2016.

Instituti Columbus mirëpret gatishmërinë e Prokurorisë së Shtetit për të zbardhur dyshimet për keqpërdorimin e blerjeve të barnave të Listës Esenciale dhe pret nga ky institucion hetim të detajuar për këtë rast, thuhet në komunikatën e Institutit Columbus.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori