Policia e Kosovës ka ndaluar dje një automjet me të cilin po transportoheshin dinarë serbë.
Ndalimi i këtij automjeti është bërë në kuadër të zbatimit nga autoritetet të Rregullores së BQK-së, e cila që nga 1 shkurti e ndalon dinarin serb si monedhë për kryerjen e pagesave në Kosovë.
Sipas Rregullores, e vetmja monedhë e lejuar për kryerjen e transaksioneve të pagesave në Kosovë është euro.
Lidhur me ndalimin e automjetit me dinarë serbë dhe të dy personave që ishin në të ka reaguar ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.
Ai ka përsëritur kërkesën e SHBA-së drejtuar autoriteteve të Kosovës që zbatimi i Rregullores së BQK-së të shtyhet.
“Ne po ashtu jemi të shqetësuar nga aksionet e Policisë së Kosovës sot për të konfiskuar dinarin serb dhe automjetet që e transportonin atë për të shpërndarë pagesën e përfitimeve sociale nga Serbia. Ne presim që autoritetet e Kosovës të sigurojnë që personat për të cilët ishin këto pagesa t’i pranojnë pa vonesa” – shkroi mes tjerash Hovenier.
Ndërsa, lidhur me ndalimin e automjetit me dinarë serbë sqarime kanë dhënë nga Prokuroria e Pejës.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka thënë për “Kallxo”, se të shtunën u ndalua një veturë me të cilën po transportohej një shumë e parave në monedha dinarë.
Nikçi tregon se dy persona u intervistuan për këtë çështje.
“Prokurori i Shtetit dje është informuar se me një automjet ka qenë duke u transportuar një shumë e konsiderueshme e monedhave dinarë dhe njëkohësisht për këtë çështje janë duke u intervistuar dy persona dhe të njëjtit pasi që janë intervistuar janë liruar në procedurë të rregullt. Për momentin janë të sekuestruara ato mjete dhe njëkohësisht automjeti derisa të bëhet verifikimi i tyre se a i kanë kaluar të gjitha procedurat ligjore në Republikën e Kosovës” – deklaroi Nikçi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë
Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna
Gjatë vitit 2024, Serbia i pasivizoi 422 adresa të shqiptarëve në Bujanoc
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri