Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion të paktën edhe dy muajt e ardhshëm do të jetë pa njeriun e parë.
Këshilli i Prokurorëve Publik është duke punuar në organizimin e kësaj njësie, ndërsa zgjedhja e udhëheqësit të organit për ndjekjen e krimit të organizuar nuk varet nga Këshilli.
Ligji mbi Prokurorinë Publike përcakton se zgjedhja e prokurorëve në krim të organizuar bëhet me votat e prokurorëve në nivel republikan.
“Prokurori i krimit të organizuar zgjidhet me votim nga ana e gjithë prokurorëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Këshilli i Prokurorëve Publik emëron për prokuror të krimit të organizuar kandidatin i cili ka siguruar më së shumti vota nga lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet”, thuhet në Ligji për Prokurorinë Publike, Neni 66.
Rrethanat ligjore pamundësojnë edhe pretendimet që për herë të parë me krimin e organizuar të udhëheqë një prokuror shqiptar.
Edhe pse përkatësia etnike e prokurorit nuk është kusht në konkursin të cilin e hap Këshilli i Prokurorëve Publik, në opinion ngriheshin zëra se mes partnerëve të koalicionit LSDM dhe BDI ekziston një marrëveshje e cila kishte për kusht udhëheqjen e kësaj prokurorie nga një kuadër shqiptar, në rast se LSDM-ja dëshiron që kryeprokurori aktual, Ljubomir Joveski të zgjidhet gjykatës kushtetues.
Asnjëri tabor politik nuk ka folur deri sot për një marrëveshje të tillë, qoftë edhe në rrethana jo zyrtare nën arsyetimin për mos ndërhyrje në punën e Prokurorisë Publike dhe Këshillit të Prokurorëve Publik.
Udhëheqësja e deritanishme e kësaj prokurorie, Villma Ruskovska e cila u suspendua për shkak të tejkalimit ose nxitimit në procedurë hetimore në rastin e ish drejtorit të Policisë Financiare, Arafat Muaremi vështirë se mund të kthehet në vendin e saj për shkak të procedurave të cilat mund të ngarkohet, njëra disiplinore me vendim të kryeprokurorit dhe tjera penale për shkak të kallëzimi të Muaremit që ndërlidhet me bastisjen në zyrat e Policisë Financiare./Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?